• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNË DHE TMERR PREJ VITESH/ “Burgosën” gratë dhe fëmijët, dy RASTET që shokuan mbarë opinionin publik
Home
Ekskluzive

DHUNË DHE TMERR PREJ VITESH/ “Burgosën” gratë dhe fëmijët, dy RASTET që shokuan mbarë opinionin publik

29 January, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Një histori e rëndë dhune fizike dhe tmerri prej vitesh fshihej brenda mureve të shtëpisë së një familjeje me 5 anëtare.

Jetnor Zhaboli 35-vjeç, mbante të kyçur në banesë, gruan dhe fëmijët e mitur, si edhe nënën e tij, duke mos i lejuar që të dalin nga shtëpia sa herë që ai largohej. Pa i lejuar kurrfarë komunikimi as me persona të tjerë.

Burri me profesion ekonomist kishte instaluar kamera sigurie në çdo cep të shtëpisë, në derën kryesore, në dritaren e dhomës së gjumit, përfshirë edhe tualetin. Jo vetëm kaq për vite ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, si dhe u ndalonte komunikimin me persona të tjerë. Dhuna ishte bërë aq e rëndë sa gruaja kishte tentuar të kryente dhe vetëvrasjen.

Si u zbulua ngjarja?

Një person të cilit policia i ruan identitetin, telefonoi në sallën operative pas një kohe të gjatë pa komunikim me gratë, dhe kërkoi ndihmën e policisë të shkojnë në banesë.

Efektivët e komisariatit numër 1 trokitën në derën e banesës, por derën e gjetën të kyçur. Të vëna nën terror gratë nuk u përgjigjën. Policia doli në kërkim të kryefamiljarit të cilin e detyruan të fusë brenda në banesë uniformat blu.

Duke pasur përballë personin që veç dhunës psikologjike e ka dhunuar edhe fizikisht, bashkëshortja e tij nuk ka thënë asnjë fjalë para hetuesve. Por nëna e 35-vjeçarit ka gjetur guxim. Tregoi se djali i mbante kyçur dhe ushtronte dhunë mbi të tre duke çuar dhe në prangosjen e tij.

Kaq është dashur që efektivët të arrestojnë 35 vjeçarin dhe të marrin në mbrojtje familjen. Punonjësit e shërbimit social janë vënë në dispozicion të grave dhe 2 fëmijëve të mitur që kanë përjetuar dhunën. Ndërkohë në banesë u gjetën edhe 2 letra lamtumire të shkruara nga gruaja e 35-vjeçarit, e cila në gjendje të rënduar psikologjike prej vitesh, kishte menduar edhe vetëvrasjen.

Sapo largohej nga banesa 35-vjeçari bllokonte valët e telefonit në mënyrë që gruaja dhe nëna e tij të mos komunikonin me persona të tjerë, dhe aq më pak të njoftonin policinë.

Ky nuk ka qënë rasti i vetëm që burri mban të izoliar gruan dhe fëmijët, Alpenews.al ju risjell dhe një tjetër rast që shkoi mjaft opinionin publik.

Ngujoi dhe rrahu për 6 vite gruan dhe fëmijët, arrestohet ekstremisti fetar

Prej 6 vitesh me radhë, një grua dhe dy fëmijët e saj të mitur janë dhunuar sistematikisht nga bashkëshorti i saj Gjergj Laçi. 50-vjeçari, ekstremist fetar, jo vetëm që u kishte lënë plagë të mëdha nga traumat e dhunës, por edhe i kishte ngujuar, duke u kufizuar çdo kontakt me botën e jashtme.

Dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç, nuk gëzonin dot as të drejtën për të shkuar në shkollë si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre. Pasi kishin mbaruar shkollën 9-vjeçare, 50-vjeçari u kishte ndaluar atyre të vazhdonin gjimnazin. 50-vjeçari Laçi e mbante bashkëshorten të ngujuar në shtëpi duke e kërcënuar me thikë, e madje ushtronte edhe dhunë fizike, shpesh duke përdorur edhe shkopinj druri.

Ajo çfarë e bën edhe më të trishtë këtë histori është fakti se familja ishte ngujuar në zemër të kryeqytetit, në zonën e 5 Majit në Tiranë, ku edhe fqinjët ishin në dijeni të ngujimit, por askush prej tyre nuk ka reaguar. Madje edhe të afërmit nuk kanë marrë mundimin të trokasin në dyert e policisë, por vetëm  njëri prej tyre arriti të marrë guximin dhe të bëjë denoncimin, çka solli edhe arrestimin e 50-vjeçarit Laçi.

 

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZHDUKJA E ERVIS MARTINAJT/ Eksperti: Me vlerat financiare që kishte, mund të ketë transformuar pamjen e tij të jashtme
Previous article MORËN PJESË NË RRËMBIME/ Publikohen detaje nga përfshirja e punonjësve të OKB-së në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I ILIR SHTUFIT NË SELANIK/ Policia greke del me njoftim: Kishte hyrë në Greqi një ditë më parë, u kap në... Aktualitet

ARRESTIMI I ILIR SHTUFIT NË SELANIK/ Policia greke del me njoftim: Kishte hyrë në Greqi një ditë më parë, u kap në...

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë Aktualitet

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj Aktualitet

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT