• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNË DHE SHKATËRRIM NË TIRANË/ Shoqërohen protestuesit e parë
Home
Breaking News

DHUNË DHE SHKATËRRIM NË TIRANË/ Shoqërohen protestuesit e parë

11 December, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Situatë kaotike është krijuar në kryeqytet pas nisjes së protestës së ditës së sotme, ku dhjetëra protestues janë përplasur sërish me policinë.

Pasi përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën e protestuesve, policia ka shoqëruar me dhunë të rinjtë, ndërkohë që revolta e tyre është shumë e dhunshme.

Në protestë nuk kanë munguar momentet e tensionit, kapsollat dhe thyerja e stacionit të urbanit pranë Kryeministrisë. Megjithatë numri i protestuesve është më i vogël se dy net më parë. Sot ishin 59 të arrestuarit pas dhunës së mbrëmshme. Protestuesit kërkojnë largimin e Ardi Veliut.

Kujtojmë se dy ditët e fundit protesta të dhunshme kanë përfshirë kryeqytetin si shprehje e revoltës ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Protesta e të martës u shoqërua me një konfrontim fizik mes protetuesve dhe forcave policore, si dhe zemërimi qytetar solli sulmimin e institucioneve më të rëndësishme në vend, si Ministria e Brendshme dhe kryeministria.

Ditën e djeshme përplasjet e para mes uniformave blu dhe të pranishmëve në tuim u regjistruan pak pasi kryeministri nisi fjalimin e tij drejtuar qytetarëve. Në ato momente turma e irrituar u përplas me uniformat blu, të cilët iu kundërpërgjigjën në mënyrë të menjëhershme me gazlotsjellës.

Gjatë fjalimit të tij Rama njoftoi se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i kishte paraqitur dorëheqjen pas ngjarjes të rëndë. Gjithashtu numri 1 i qeverisë deklaroi se vrasja e 25-vjeçarit është një episod i shkëputur dhe nuk paraqet frymën e Policisë së Shtetit.

Por mesa duket as dorëheqja e ministrit nuk i ka qetësuar protestuesit të cilët po vijojnë të organizojnë tubime të njëpasnjëshme, dhe kësaj here ata kërkojnë larfgimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, kërkesë të cilën kryeministri Rama e ka refuzuar kategorikisht.

Protesta e njëpasnjëshme vijnë si produkt i ngjarjes së rëndë të mesnatës së dtitës së martë, ku një efektiv policie qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodia Rasha 50 metra larg oborrit të shtëpisë së tij, pasi i riu nuk iu përgjigj thirrjeve për të ndaluar. Rasha gjeti vdekjen nga 2 plumba pas shpine, teksa përpiqej të largohej me shpejtësi, ndërsa efektivi që kreu vrasjen u arrestua në orët e mëvonshme. Në deklaratën që ai dha para SHÇBA u shpreh se ‘iu duk se i riu kishte armë’.’

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PAMJET NGA BULEVARDI/ Momenti kur të RINJTË me kapuça GODASIN me gura policinë
Previous article PROTESTA/ Nuk ndalen të rinjtë, SHKATËRROJNË stacionet e autobusëve

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT