• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DHUNA NXIT DHUNËN/ Nxënësit serbë “frymëzohen” nga masakra në shkollën fillore, imitojnë vrasësin
Home
Rajon

DHUNA NXIT DHUNËN/ Nxënësit serbë “frymëzohen” nga masakra në shkollën fillore, imitojnë vrasësin

5 May, 2023 s.autor Rajon

Dy ditë pas ngjarjes tragjike në shkollën fillore në Beograd, një nxënës i klasës së shtatë të një tjetër shkolle fillore në Obrenovc ka imituar vrasësin e 8 nxënësve. Mediat serbe raportojnë se i mituri ka sjellë në shkollë një armë plastike, e ka nxjerrë nga çanta e shpinës dhe ua ka treguar shokëve të klasës.
Përveç rasteve të tilla të çuditshme, është shfaqur videoja ku shihen nxënësit e kësaj shkolle, duke imituar masakrën e ndodhur në Vraçar.

Ngjarja ka ndodhur menjëherë pas një minutë heshtjeje në të cilën fëmijët kanë nderuar viktimat e të shtënave në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, raporton Euroneës Serbia. Tragjedia që tronditi Serbinë krijoi një atmosferë të tensionuar në shkollat anembanë vendit dhe policia u thirr në Obrenovc, lagjen e Beogradit Kalugjerica, Vojvodinë. Ngjarja më e rëndë ka ndodhur dje në shkollën “Ruđer” të Beogradit, ku një adoleshente, ka plagosur me thikë, një nxënës dhe një mësues.

Sipas informacioneve jozyrtare, një nga djemtë e shkollës në Obrenovc filloi të hidhte një armë plastike në koshin e mbeturinave, por një nxënës tjetër e ndaloi atë në rrugë dhe filloi ta tundte nëpër klasë, gjë që i trembi fëmijët. Euronews Serbia raporton se në një tjetër incident, një djalë nëntë vjeçar nga një shkollë fillore në Beograd ka bërë një listë të fëmijëve që gjoja donte t’i vriste dhe se përveç kësaj, sa herë që hynte në shkollë, bënte sikur qëllonte një roje sigurie.

Dhe që tragjedia e Beogradit nxjerr negativitetin tek fëmijët në rajon, tregon edhe fakti se një i ri nga Bihaçi kërcënoi në rrjetet sociale se do të “bënte një festë të përgjakshme si ajo që ndodhi në Serbi”. Është publikuar edhe postimi i tij i frikshëm: “Ai djali që vrau tetë fëmijë është mbret për mua! Kam kohë që po përgatis diçka të tillë për shkollën ekonomike në Bihaç. Do të jetë një masakër e paharruar në Bihaç, ju betohem me jetën time”, ka shkruar ai, ndërsa nga shkolla e mesme Bihaç kanë bërë të ditur se organet kompetente kanë reaguar me kohë dhe se nuk ka nevojë për panik.

 

pic.twitter.com/WeBp2Cmqwm

— Дамир Окановић (@DamirOkanovic) May 3, 2023

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROVAT E REJA PËR VRASËSIN PORTUGEZ/ Gjysmën e rrugës e bënte me makinë, tjetrën me motor
Previous article FESTA E BEQARISË/ "Çmenden" banorët, Luizi bën striptizëm mbi Ronaldon e shtrirë

s.autor

Postime të ngjashme

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë Rajon

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë Rajon

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër Rajon

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT