Pas akteve të dhunës në “Rrugën e Kombit” kundër vendosjes së taksës për automjetet, 23 protestuesit e arrestuar priteshin të dilnin sot përpara Gjykatës së Kukësit për t’u njohur me masën e sigurisë.
Por burime për Report TV mësojne se Gjykata do ta vlerësojë nesër nëse janë të ligjshëm ose jo urdhërarrestet e Prokurorisë ndja tyre. Pjesa më e madhe e protestuesve, 13 prej tyre ndodhen në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër, 10 protestues në komisariatin e Policisë së Kukësit. Mbi protestuesit rëndojnë katër akuza, ajo e tubimit të paligjshëm, dhunë dhe kundërshtim ndaj policisë si dhe shkatërrim të pronës publike.
Report TV ka mësuar sot se Prokuroria pritet që ta ndryshojë kërkesën e masës për ta nga “urdhër ndalimi”, në “hetim në gjendje të lirë”.
Do të jetë gjyqtarja Alma Ahmeti ajo që do të vlerësojë masën e sigurisë.
Dosja e Prokurorisë ka mbërritur në Gjykatën e Kukësit, por vlerësimi i saj duket se ëhstë shtyrë për në mesditë, ndërkohë që fillimisht pritej që ai të bëhej rreth orës 10: 00.
Servete Rexhemati, bashkëshorti i të cilës është ndaluar bëri thirrje që biurri i sja të lirohet, pasi kanë një fmëijë të sëmurë që duhet çuar në spital dhe gruaja nuk arrin që t’i përballojë shpenzimet e vetme: “Fëmija ka tre nete që nuk e kam çuar në spital, ka probleme të ushiqmit që nuk mund t’ia plotësoj. Bahskëshorti im është arrestuar në makinë, ku flinte gjumë gjithmonë, për të mbrojtur makinën e vet. Dua personin e jetës që të vijë në familje, të marri fëmijën e vet dhe ta çojë te spitali se unë nuk kam të ardhura,” – tha ajo.
Të shtunën protestuesit u përplasën me policinë në “Rrugën e Kombit” duke hedhur në drejtim të tyre gurë dhe sende të tjera të forta si dhe shkatërruan sportelet e koncesionarit që do mbledhë taksën për automjetet që do kalojnë përgjatë kësaj rruge. Report Tv publikoi një ditë më parë pamjet ekskluzive të shkatërrimit të sporteleve të firmës nga qytetarët të cilët mbanin në duar sende të forta si gurë, hekur e drurë.
Protestuesit kundërshtojnë taksën, ndërsa banorët e zonave të Kukësit i kanë kërkuar qeverisë të rishikojë vendimin dhe të vendosë një çmim më të lirë se 5 euro sa është aktualisht.
Emrat e protestuesve të ndaluar:
-Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës.
-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës.
-Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.
-Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.
-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Armand Ademaj, 28 vjeç, banues në Kukës.
-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.
-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës.
-Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.
-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.
-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.
-Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.
-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.
-Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.
-Ardit Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës.
-Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës.
-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.
-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës.
Personat në kërkim:
Isa Koloshi
Bilbil Hila
Xhetan Muja
Avdi Duraku
Arben Onuzi
Dogjan Lleshi
Fatjon Allamani
Bilbil Hilaj
Mirdian Nerguti
Ahmet Tobli
Pavlo Hoxha
Shkelqim Toda
Avdi Gjahu
Lufti Meçka
Azgan Haklaj
Idriz Nerguti
Rexh Mici
Ergis Koloshi
Saimir Trota
Lulzim Pola


