Si pasojë e goditjes me gurë nga ana e protestueve në “Rrugën e Kombit” janë plagosur 14 punonjës policie.
Të plagosurit janë 12 punonjës të FNSH dhe një oficer i qarkullimit.
Mësohet se mes të plagosurve është edhe drejtori i policisë së Kukësit Perlat Vatoci, i cili është goditur me gurë dhe mjete të forta.
Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Më herët ministri Xhafaj tha se janë lënduar 12 punonjës të FNSH-së nga gurët dhe sendet e forta të hedhura nga këta individë, ndërsa një punonjës policie është plagosur më rëndë dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spital. (TemA)


