• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dhuna në protestë/ Pse u proceduan protestuesit, policia dhe prokuroria po analizojnë…
Home
Sociale

Dhuna në protestë/ Pse u proceduan protestuesit, policia dhe prokuroria po analizojnë…

28 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal për 31 protestues, të cilët kundërshtuan me dhunë punonjësit e Rendit, gjatë tubimit të së shtunës para Ministrisë së Brendshme. Burimet thanë se deri tani, ende nuk ka ndonjë procedim për organizatorët apo për ndonjë prej përfaqësuesve të partive politike që morën pjesë në protestë.

Procedimi ose jo i tyre do të vendoset pasi të kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë. Policia tha dje zyrtarisht se të shtunën u referuan materialet në Prokurorinë e Tiranës dhe po punohet për shoqërimin e 31 protestuesve.

“Procedimi ndaj tyre filloi, pasi në datë 26.05.2018, rreth orës 12:00, para godinës së Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme, në protestën e organizuar nga Partia Demokratike, kanë ushtruar dhunë fizike, duke goditur dhe shtyrë punonjësit e Policisë, të cilët ishin të planifikuar me shërbim”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës. Ndërsa mësohet se akuzat e ngritura ndaj 31 protestuesve janë ato të “Kundërshtimit të punonjësit të Policisë i kryer në bashkëpunim”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Shkatërrim prone”.

PLAGOSJA E POLICEVE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ishte të shtunën në ambientet e Spitalit të Traumës ku pa nga afër situatën e efektivëve të lënduar. Veliu falënderoi efektivët e Policisë për vetëpërmbajtjen e treguar. Ai deklaroi se forcat e Rendit kanë bërë detyrën.

“Janë 11 punonjës të lënduar nga gurë apo sende të tjera të forta. Gjendja e tyre është e mirë. Dua të falënderoj jo vetëm Policinë që tregoi maturi për përballimin e tubimit, por edhe FNSH që menaxhuan këtë aktivitet. Mund të them me plot gojën që Policia e Shtetit ka bërë detyrën”, tha Veliu për gazetarët. Drejtori i Policisë ka komentuar dhe dhunimin që i është bërë kryeredaktorit të gazetës RD. Ai tha se në spital kishte vizituar dhe gazetarin, ndërsa shtoi se nga pamjet filmike qytetarët mund të gjykojnë nëse ka gabuar Policia. Gjithashtu, Veliu tha se do të kryhen verifikime për punën e Policisë gjatë protestës për çdo rast kur ka pretendime se forcat e Rendit kanë shkelur ligjin.

MINISTRI I BRENDSHEM

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj reagoi pas protestës, por nuk deshi të komentonte gjatë tubimin e opozitës, e cila u shoqërua edhe me disa incidente. Ai zgjodhi të përgëzojë vetëm efektivët e Policisë së Shtetit, që ishin në detyrë për mbarëvajtjen e saj. “Vlerësim i veçantë e respekt për gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit të angazhuar në sigurinë e mbarëvajtjen në tërësi të tubimit të opozitës. Profesionalizmi dhe qetësia në përmbushjen e detyrave të ngarkuara në këtë rast: shenjë e respektit për ligjin dhe interesin qytetar”, shkruante Xhafaj ditën e shtunë në profilin e tij në “Twitter”.

Ndërkohë, në lidhje me protestën, Policia e Shtetit njoftoi se janë lënduar 11 efektivë, të cilët morën mjekim në Spital. Për këtë, Policia reagoi përmes një deklarate zyrtare, duke paralajmëruar edhe nisjen e procedimeve për shkaktarët e dhunës në protestë. Përplasja ndodhi para godinës së Ministrisë së Brendshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Milan gati të bëjë lëvizjen e bujshme brenda Italisë, në lojë futet dhe Andre Silva
Previous article Na e kanë mbajtur të fshehtë prej kohësh/ Del receta e ilaçit që po “tërbon” mjekët

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT