• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNA NË INTERNET/ Prindërit shqiptarë fajtorë pa faj
Home
Sociale

DHUNA NË INTERNET/ Prindërit shqiptarë fajtorë pa faj

11 February, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Gjatë pandemisë interneti  nuk ishte vetëm shpëtimi por edhe rreziku më i madh për shumë fëmijë shqiptarë. Sipas raportit të 3-të Kombëtar “Të përdhunuar në internet: Industria e Internetit përballë mbrojtjes së fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri!”, faqet shqiptare më përmbajtje të papërshtatshme që kërcënojnë dhe rrezikojnë fëmijët dhe të rinjtë u rritën në mënyrë drastike. Në raport shkruhet se krahasuar me një vit më parë, “ku nga raportet këto faqe ishin pothuaj zero, këtë vit ato janë rritur në masën 8%”.

“Unë kam një djalë 13-vjeç dhe në dijeninë time, ai nuk ka hasur kurrë probleme në internet” tregon Drita, një nga prindërit me të cilët komunikoi “Gazetasi.al”. Por Drita nuk e mohon faktin që fëmija e saj të ketë qenë në kontakt me këto faqe dhe të ketë hasur në probleme. Ajo nuk ka kontroll gjatë gjithë kohës.

Të tjetër prindër që “Gazetasi.al” foli me to, nuk e dinë se ka një platformë që është e krijuar për të mbrojtur fëmijët nga interneti i pasigurt dhe mjaftohen me kontrollin që ju bëjnë vetë fëmijëve.

Psikologja Ariana Muça thotë se mungesa e sigurisë së fëmijëve në internet ka shumë fajtorë ku kryesorët janë prindërit.

“Prindërit kanë një rol vendimtar në edukimin e fëmijëve, sidomos për ti mësuar ata të ruajnë veten dhe privatësinë e tyre”, tha Muça për “Gazetasi.al”

Ajo shpjegon se shumë prindër, për shkak të arsimit dhe edukimit, e kanë të pamundur të jenë vigjilentë ndaj problemeve që janë shfaqur më shumë vitet e fundit.

Albana, një nënë 34 vjeç e cila punon shitëse në një biznes privat tha për Gazetasi.al se “ndoshta dhe për shkak të kohës, nuk ka mundësi të kontrollojë gjithë kohës vajzën e saj 12-vjeçare.

“Jam munduar ta kontrolloj por pjesën më të madhe të kohës vajza është me gjyshen e saj dhe nuk kam mundësi të di se çfarë bën apo nëse ka parë diçka që nuk shkon me qëndrimin e saj në internet”, tha Albana.

Psikologja Muça thotë se ajo që ka vënë re më shumë gjatë punës së saj është fakti se “ka një mungesë të theksuar të komunikimit prind-fëmijë dhe për shkak të kësaj, fëmijët nxitojnë të marrin çdo përgjigje të pyetjeve të tyre në internet”.

Ky është momenti, sipas psikologes, kur individët që e përdorin internetin si biznes fitimprurës përfitojnë dhe “futen në jetën e fëmijëve”.

“Interneti është e vërtetë që i zhvillon nga ana mendore fëmijët dhe që mund të gjejnë informacione aty por kjo nuk do të thotë që ata janë të përgjegjshëm për veprimet e tyre. Përgjegjësia është prindërore, edhe pse fëmija mund të jetë 17 vjeç”, thotë Muça.

Psikologe Adelina Pjetra thotë për “Gazetasi.al” se fajtorë për pasigurinë e fëmijëve në internet janë “një sërë faktorësh, të gjitha nga pak”.

Sot fëmijët janë shumë të zhvilluar dhe kjo duhet të shoqërohet dhe me një zhvillim të prindërve në fushën e teknologjisë, gjë që në të shumtën e rasteve, nuk ndodh në Shqipëri.

“Unë di të përdor WhatsApp-in, Instagramin deri diku por goca ime 12 vjeç di çdo gjë, si çdo i ri, në lidhje me telefonin dhe gjërat e reja që dalin nëpër telefon. Nuk kam si ta kontrolloj se nuk di, jo se nuk dua”, tha Luani, një prind 45 vjeçar që punon në një biznes privat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Koronavirusi i merr jetën gazetares dhe shkrimtares së njohur shqiptare, Zenepe Luka
Previous article KORONAVIRUSI/ Vaksinimi i ngadaltë, dhimbje politike për BE-në

Delo.autor

Postime të ngjashme

"AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori Aktualitet

"AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori

"LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT"/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg… Aktualitet

"LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT"/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg…

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit Aktualitet

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT