• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNA NË FAMILJE/ Shqiptarët që u dëbuan nga ITALIA pas denoncimeve. Nga “Nuk ishte darka gati” tek…
Home
Breaking News

DHUNA NË FAMILJE/ Shqiptarët që u dëbuan nga ITALIA pas denoncimeve. Nga “Nuk ishte darka gati” tek…

8 August, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dhuna në familje është një ndër problemet më të mëdha që po përjeton shoqëria shqiptare dhe ajo botërore. Janë të panumërta rastët ku dhuna ka çuar në tragjedi.
Po të shumta kanë qenë edhe rastet e grave që kanë denoncuar dhunën në familje. Vetëm ditën e sotme janë dy raste të të dënuarve për dhunë në famijë që më pas janë dëbuar duke humbur të jenë qytete të vendit në të cilin janë rezidentë.

Rastet:

26 vjeçari ushtronte dhunë sitematike, dëbohet nga Italia

Rasti i fundit, praktikisht sotë ishte ai i  26 vjeçarit që akuzohet për një seri keqtrajtimesh ndaj gruas së tij. I akuzuar për kërcënime ,fyerje dhe akte të vazhdueshme të dhunës fizike dhe psikologjike bënë që autoritet italiane ta dëbonin sot.

25 vjeçari dhunon gruan dhe djalin e mitur, nëna dhe fëmija  kishin dalë në rrugë

Një 25-vjeçar emri i të cilit nuk bëhet me dije ka dhunuar rëndë bashkëshorten dhe djalin e tij të mitur. Nëna me fëmijën ishin larguar nga banesa për t’i shpëtuar dhunës barbare dhe kishin dalë në rrugë. Një patrullë policie në Madonna Alta, ndaloi para tyre dhe policët kuptuan se diçka nuk shkonte me nënën e re dhe fëmijën. Pasi e pyetën, e reja tregoi historinë e dhunës. Policia ndërhyri dhe nëna me djalin u transportuan në një qendër sociale. Ndërkohë, babai dhunues riatdhesuar menjëherë për në Shqipëri pas këtij krimi.

57 vjeçari dhunoi gruan dhe tentoi të qëllonte me thikë të birin

Një 57-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë në Carsoli të Italisë, pasi dhunoi bashkëshorten dhe tentoi të qëllonte me armë të birin. Sipas mediave fqinje, ngjarja ndodhi në banesën e çiftit shqiptar gjatë orëve të natës. Pas një zënke që duket se lindi për shkak të xhelozisë, shqiptari qëlloi me armë djalin 20-vjeçar, fatmirësisht pa e prekur. Alarmi u dha nga bashkëshortja e tij, e cila njoftoi autoritetet policore.44-vjeçarja mësohet se dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti. Kur mbërritën në banesën e çiftit në Villa Romana, karabinierët e gjetën shqiptarin e identifikuar vetëm me iniciale V.F. në gjendje të rënduar pasi kishte konsumuar alkool.

Shqiptari rreh gruan dhe djalin pasi nuk gjeti darkën gati

Një shqiptar është arrestuar nga policia e Peruxhias pasi ka ushtruar dhunë në familje. Sipas mediave italiane, shqiptari ka dhunuar bashkëshorten e tij së bashku me djalin, pasi nuk kishte gjetur darkën gati. Të dy të dhunuarit u gjetën në rrugë nga policia, e cila i shoqëroi në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe patrulla të tjera, të cilat bënë të mundur arrestimin e shqiptarit, i cili ishte edhe pa dokumente të rregullta qëndrimi në Itali. Pas kësaj ngjarje, ai është dërguar në aeroportin e Fiumicinos dhe është nisur për në Shqipëri, ndërsa djali dhe gruaja janë dërguar në një qendër sociale.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MILANI NIS FESTËN/ Kuqezinjtë transferojnë mesfushorin e Chelsea (VIDEO)
Previous article ISHTE DËNUAR ME 6 VJET BURG/ Kapet 42 vjeçari nga Gjirokastra (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT