• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNA NË FAMILJE/ Nga BABAI që rrahu për VDEKJE 16 vjeçaren, tek rrëfimi rrënqethës “Merrte rripin e pantollanave dhe…” (FOTO)
Home
Breaking News

DHUNA NË FAMILJE/ Nga BABAI që rrahu për VDEKJE 16 vjeçaren, tek rrëfimi rrënqethës “Merrte rripin e pantollanave dhe…” (FOTO)

20 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rastet e dhunës në familje godasin çdo ditë shoqërinë shqiptare. Më të rendat sigurisht që janë ato të lidhjeve familjare të afërta, në rastin konkret ato të dhunimit të nga ana e baballërëve ndaj fëmijëve.
I tillë ishte rasti sot ku një 24 vjeçare tregonte torturat që kishte kaluar nga i ati i saj gjatë  fëmijërisë por jo vetëm.
Nga rripi i pantallonave, tek frika se babai ndodhej në shtëpi vajza dukej mjaft e prekur në rrëfimin e saj.
Kujtojmë se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku babai ka rrahur për vdekje vajzën 16 vjeçare, në gjendje të dehur.


Dridhesha kur babai hynte në shtëpi:

Dy ditë më parë 53 vjeçari nga Tirana rrëfeu 27 vite martese të dështuara dhe problemet që po has pas divorcit prej 7 vitesh. Por sot vajza e tij 24 vjeçare duket se hodhi poshtë pretendimet e tij duke bërë deklarata të renda e duke thënë se ka kaluar fëmijëri të vështirë, e sa herë që shihte të atij dridhej.

Më rrihte me rripin e pantallonave
Vajza: 
Unë e pranoj publikisht se ai është babi im, por ajo që ka ndodhur është e rëndë. Unë kam përjetimet e mija personale. Kam gjetur babain me hekur të nxehtë në dorë kur isha 11-vjecare. Kam shkuar në Komisariat që fëmijë dhe kam kërkuar ndihmë. Më thoshin kush është babai juaj ai fotografi dhe më pas nuk lëvizte askush. Me kalimin e vitive njeriu analizon dhe gjykon situatat. Të shohësh babin që vjen në shtëpi dhe të dridhesh kjo është e rëndë. Ne na ndan një mur, por nuk kemi marrëdhënie me babin për shkak të dhunës. Kemi pasur dhunë dhe kërcënime edhe pas ndarjes. Edhe pse kishim urdhër mbrojtje ne jemi cenuar. Ne i kemi shërbyer me bukë atij.

Babai rreh 16 vjeçaren për vdekje
Elidona Ibraj, 16 vjeçe ishte më e vogla e fëmijëve të familjes Ibraj, që mbeti viktimë e dhunës së babait të saj.

Ky i fundit duket se ishte bërë tmerri i familjarëve të tij, e megjithatë ata asnjëherë nuk kishin marrë guximin që ta denonconin.

Viktima Elidona Ibraj

Autori sillej dhunshëm gjithmonë në shtëpi.Ai nuk kishte punuar kurrë në jetën e tij, vetëm pinte dhe rrihte familjarët.

Babai vinte i dehur dhe na rrihte të gjithëve:

Një 44 vjeçar me origjinë nga Puka dhe banim në periferi të Durrësit u arrestua pas denoncimit të së bijës 12 vjeçe në polici. Vajza e vogël ka treguar se i ati i dhunonte në gjithë familjarët dhe se nuk donte që ai të kthehet në shtëpi.

Fran Gjergji, banues në Durrës, pasi pas një debati familjar në shtëpi, ka goditur me grushte vajzën e tij shtetasen R. Gjergji, e cila ka përfunduar në spital për mjekim.

Kjo e fundit e ka denoncuar rastin e dhunës në Polici, duke sqaruar se është dhunuar barbarisht nga babai i saj, i cili ishte kthyer në shtëpi në gjendje të dehur. Me të marrë dëshminë e të miturës në praninë e një psikologu, Policia ka vënë në pranga babanë dhunues, i cili akuzohet për veprën penale të “dhunës në familje”.
/AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFORMA NË BUJQËSI/ Kooperativa e Xarrës, aty ku papunësia është zero. Përfitimet drejtë...
Previous article FOTOJA 100 "MILIONA" DOLLARËSHE/ I dërgon shefes mesazhin e gabuar, detyrohet të lërë punën

F.autor

Postime të ngjashme

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash Aktualitet

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash

"DRITË NË FUND TË TUNELIT"/ I riu në protestë: S’duam investimet shpopulluese! Duhet të ndërtojmë shtetin, jo pushtetin Aktualitet

"DRITË NË FUND TË TUNELIT"/ I riu në protestë: S’duam investimet shpopulluese! Duhet të ndërtojmë shtetin, jo pushtetin

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori Aktualitet

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT