• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DHUNA NDAJ SAIT DOLLAPIT/ Spiropali: Policët në lartësinë e detyrës
Home
Politikë

DHUNA NDAJ SAIT DOLLAPIT/ Spiropali: Policët në lartësinë e detyrës

12 May, 2019 F.autor Politikë

Ministrja e Marrëdhënieve me parlamentin Elisa Spiropali, e pyetur për dhunimin e Sekretarit Organizativ të PD Sait Dollapi tha se policia është treguar në lartësinë e duhur. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanëeb” se Spiropali u shpreh nga Korça se Dollapi dhe ata që janë arrestuar janë zënë me presh në duar duke bërë thirrje kundër policisë.

“Para se unë të jap një pretencë është dhunuar ose jo sekretari organizativ i Partisë Demokratike, mund t’ju them që Sekretari Organizativ i PD ashtu si funksionarë të tjerë të lartë të kësaj force politike janë zënë nga kamerat me presh në duar duke bërë thirrje për të goditur policinë, duke goditur me flakë e zjarr policinë. Në asnjë moment dhe për asnjë arsye të qenurit lider ata nuk i bënë thirrje qytetarëve që të ndalnin dhunën ndaj institucioneve.

Të nxitur prej tyre ata sulmuan fizikisht kryeministrinë dhe parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Në çdo vend tjetër patjetër që policia ka tagrin për të vendosur qetësinë, e bëri dhe mbrëmë në protestë, nuk pati asnjë tejkalim dhune. Policia e Shtetit jo vetëm u tregua qytetarë por në lartësinë e detyrës. Ata që bëjnë thirrje për të sulmuar policinë janë po të njëjtët që përmes forcës së Gardës së Republikës dhe plumbave goditën qytetarë paqësore në protestat e 2011.

Besoj ju kujtohet qytetarët nuk i kanë harruar, është po e njëjta forcë politike dhe po të njëjtët veprimtarë të shkatërrimit, të cilët në 2011 nga zyrat e institucioneve të tyre qoftë Lulezim Basha si Ministër i Brendshëm qoftë Sali Berisha si kryeministër jepnin urdhra për të qëlluar qytetarë me duar në xhepa në bulevardin e Shqipërisë, sot në opozitë nxisin dhunë ndaj institucioneve për hir të pushtetit të tyre dhe për asnjë interes tjetër”, tha Spiropali.

Këtë deklaratë ministrja Spiropali e ka bërë pas prezantimit për kandidatë për bashkitë e Juglindjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Partizani-Tirana, Nis derbi ekstrem i kryeqytetit
Previous article LIVE/ Brighton-Manchester City, Aguero barazon shifrat për "Qytetarët"

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT