• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNA E BABAIT NË LIBRAZHD/ Robert Aliaj: Vajza është përdorur si mall, nuk e justifikoj dot linçimin. Psikologia: Në gjendje…
Home
Aktualitet
Kronikë

DHUNA E BABAIT NË LIBRAZHD/ Robert Aliaj: Vajza është përdorur si mall, nuk e justifikoj dot linçimin. Psikologia: Në gjendje…

30 May, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Përveç dhunës në shtëpinë e burrit, vajza në Librazhd u përball dhe me dhunë nga babai i saj pas tradhtisë ku u kap në flagrancë. Kjo dhunë u rrëfye nga vetë vajza në emisionin “Me zemër të hapur”. Ndërkohë artisti Robert Aliaj tha në emisionin “Open” në News24 se kjo është një pikë kulminante e konfliktit dhe se nuk mund të justifikojë një prind që linçon vajzën e vet.

“E shoh si pikën më të vështirë në jetën e asaj vajze.  E shoh të vështirë, pikën kulminante të konfliktit. Unë imagjinoj se si kjo vajzë është përdorur si mall. Unë nuk e kuptoj se si mund ta jap vajzën time dhe të mos interesohem me vite dhe mos ta tërheq vajzën. Jo më në moshën që është dhënë ajo vajzë. E shoh më kriminale këtë. Më pak faj i vë bashkëshortit, por unë nuk justifikoj dot një prind që në momentet më të vështira linçon vajzën e vet, nuk e merr në mbrojtje. Këtu është për të parë çfarë moraliteti kemi ne, çfarë nderi se po flasim për nder. Si mund të flasim për nder, që në thelbin e vet ka pikërisht respektin. Marrëdhënia e tyre është për t’u parë, jo nga ne, por nga njerëz ekspertë dhe e shoh si një debat që mund të japë një ide, një zgjidhje për atë vajzë”, tha Robert Aliaj.

Psikologia Besarta Taçi, nisur nga intervista e vajzës tha se ajo ka një çrregullim të stresit postraumatik, ndoshta dhe me një pjesë të amnezisë postraumatike.

“ Është një nga situatat e shumta që mund të dëgjojmë. Ka shumë familje dhe shumë vajza të cilat kalojnë nga pronësia e familjes origjinale, të babait dhe dërgohen në këtë rast të bashkëshortit, i cili as nuk është prezent dhe marrin rolin e nuses. Roli i një nuseje në kulturën tonë është një rol katalizator, shërbëtor, zhvishet nga figura e një gruaje me autonomi, pavarësi, mendime, dëshira, projektime në të ardhmen.

Kur situata nuk shkon mirë te martesa e saj apo fejesa e saj ajo nuk kthehet dot më pas sepse nuk ka një mbrojtje familjare.

Ajo ka qenë 17 vjeç në momentin që është fejuar. Kështu ligjërisht as nuk duhet të ndodhte nëse ka ndodhur një martesë ligjore, nëse s’ka ndodhur, ka qenë një pakt mes familjeve.

Kur dëgjova intervistën e vajzës, nga tipologjia e fjalëve që përdorte ka një çrregullim të stresit postraumatik, ndoshta dhe me një pjesë të amnezisë postraumatike, është në gjendje shoku. Sigurisht që duhet trajtuar. Edhe sepse në atë moment ishte vetëm një grua prezente që ishte vjehrra dhe të gjithë të tjerët ishin burra dhe këta burra të ndershëm në atë moment e linçuan dhe e vendosën në një pozicion viktime, e cila është një damkë që do mbetet. Cyber bullizmi që ajo ka jetuar është një deformim total i identitetit të saj”, tha psikologia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Rusët hapin zjarr gjatë evakuimit, vritet në Ukrainë gazetari francez
Previous article SJELLJA E BABAIT NË LIBRAZHD/ Lubonja: Duhet ta merrte vajzën në mbrojtje, sime bije i kam thënë ke kohë të provosh...

F.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT