Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ndodhet në një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Muhamet Rrumbullaku.
Takimi që po mbahet në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë prej mëngjesit të sotëm vjen pas dhunës brutale të ushtruar nga fisi Rraja drejt kushërinjve të fisit Maja të cilët ishin ankuar për guroren e tyre në Borizanë të Krujës.
Nuk dihet nëse takimi po bëhet për këtë por situate e tensionuar së fundmi mund të jetë pjesë e diskutimeve.
Dje Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar për dhunën që anëtarë të fisit të deputetit socialist Rrahman Rraja kanë ushtruar në Krujë, ndaj dy kushërinjve Maja, pas ankesave të tyre për shpërthimet në gurore.


