Lufta në Ukrainë vijon mes temperaturave të ulëta të dimrit, teksa Rusia ka nisur sulmet në shkallë të gjerë.
Sigurisht, ushtria ukrainase është mësuar me temperaturat e acarta, megjithatë ata kanë gjetur një mënyrë për t’u relaksuar, teksa edhe luftojnë.
Forcat ushtarake kanë ndërtuar një sauna nëntokësore, në llogoret që kanë hapur në nisje të luftës. Ata kanë krijuar dhoma avulli, dushe me ujë të ngrohtë duke krijuar një vend në të cilin të çlodhen dhe të karikojnë energjitë për të luftuar.




