• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dhjetë qytetet me gratë më të bukura në botë
Home
Gossip

Dhjetë qytetet me gratë më të bukura në botë

26 December, 2017 Ina.Autor Gossip, Lifestyle

Në dhjetëshen e qyteteve ku mund të hasni gratë më të bukura në botë, përfshihen Seuli, Amsterdami, Montreali, Tel Aviv, Moska etj. Bie në sy fakti se në këtë klasifikim dominojnë qytetet evropiane, në krye të të cilave pozicionohet kryeqyteti i Ukrainës, Kievi.
Revista e udhëtimeve ‘Travelers Digest’ ka shpallur klasifikimin e 10 vendeve me gratë më të bukura në botë. Çdo qyteti i është bashkangjitur motivacioni se përse është zgjedhur për të qenë pjesë e kësaj liste. Zbuloni se në cilat qytete përqendrohet numri më i madh i femrave të bukura.

10. Montreal, Kanada. Është qyteti i duhur për ata që kanë dobësi ndaj grave që flasin disa gjuhë. Finesa dhe kultura e këtyre femrave që flasin rrjedhshëm anglishten dhe frëngjishten është një nga pikat kyçe që i bën interesante në sytë e mbarë botës.

9. Seul, Korea e Jugut. Koreanet janë femrat më të preferuara aziatike për shkak të karakteristikave fizike që kanë. Nuk janë shumë të gjata, por as të shkurtra. Çelësi i hijeshisë së tyre qëndron te sytë në formë bajamesh dhe linjat delikate të fytyrës. Të kujtojnë pak a shumë geishat e filmave.

8. Amsterdam, Holandë. Femrat holandeze konsiderohen si gratë më moderne dhe largpamëse. Disa i cilësojnë si shoqëruese ideale në çdo lloj veprimtarie, veçanërisht në aktivitete festive. Edhe këto shquhen për shtatlartësinë e tyre dhe flokët biondë.

7. Tel Aviv, Izrael. Ajo që të godet nga gratë e këtij qyteti, është hijeshia enigmatike që kanë me lëkurën e errët dhe sytë ‘smeraldi’

6. Moskë, Rusi. Rusia mburret për gra të parezistueshme, me flokë të verdhë dhe sy të kaltër. Gjithashtu, janë të sjellshme dhe miqësore. Shumë prej modeleve më të bukura në botë janë ruse.

5. Sofje, Bullgari. Bullgaria është një vend disi i nënvlerësuar, por midis cilësive që pak janë të njohura për të huajt, bëjnë pjesë edhe gratë, që të magjepsin me bukurinë e tyre hipnotike me sy të kaltër dhe flokë të errët.

4.Buenos Aires, Argjentinë. Gratë e Amerikës së Jugut janë shembull i bukurisë shpërthyese. Me buzëqeshjen dhe dëshirën për tangon, si biondet dhe zeshkanet argjentinase të joshin me pasionin e tyre.

3. Nju Jork, SHBA. Në qytetin që nuk fle kurrë, nuk është e vështirë të hasësh modele dhe gra të rafinuara në bulevardet e Bruklinit, mbas të cilave është e pamundur të mos lësh mendjen.

2. Stokolm, Suedi. Suedia është vendi ideal për ata që gratë i preferojnë të gjata dhe bionde. Me një bukuri të akullt, por delikate, shtatlarta, bionde natyrale, me sy dhe lëkurë të çelur ato janë ato tërheqin imagjinatën mashkullore më shumë se të tjerat.

1. Kiev, Ukrainë. Fitueset e pakundërshtueshme të klasifikimit janë pikërisht ukrainaset. Mund të admirosh bukurinë e tyre ndërsa marrin rreze dielli me bikini buzë brigjeve të lumit Dnieper. Kanë një hijeshi unike dhe egërsia e tyre në konturet e feminilitetit të magnetizon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Manchester United i ka gati 45 milionë euro për yllin e Bordeaux
Previous article Shpejtësia e internetit, Shqipëria lë shumë për të dëshiruar (Lista)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT