Grupet humanitare me mision shpëtimin e emigrantëve të ngelur në mes të detit në prag të mbytjes kanë marrë një vëmendje të merituar ditët e fundit.
Por misioni i tyre është bërë më i vështirë, duke u përballur me kundërshtimet gati armiqësore nga vendet e BE si Italia dhe Malta, të cilët të premten thanë se portet e tyre do të mbylleshin për anijet e OJQ-ve madje duke i konsideruar ata si kontrabandistë.
“The Aquarius” (ujori) i drejtuar nga OJQ-ja franceze “SOS Mediterrane” dhe “Mjekët pa Kufij” arriti të premten në Marsejë pas 10 ditësh me mundësi minimaliste për të ndihmuar dhe shpëtuar jetën e emigrantëve, diçka që ata e kish bërë qindra herë që nga nisja e misionit të tyre në 2016.
Vullnetarët e iniciative humanitare tregojnë me dhimbje ato c’ka kanë përjetuar.
“Më kujtohet një cast ku rreth 200 njerëz patën nëvojë për ndihmë emergjente nga 600 që ishim në bord”, kujton Jeremie Demange, një misionar i ri francez. “Atë natë, ju mund të shihnit frikën në sytë tanë, sepse ne të gjithë do të vdisnim”
“Ne ishim përballur me dallgë 4-5 metra të larta, shumë të mëdha për këta njerëz që me shumë mundësi nuk e kishin parë kurrë detin, ishin traumatizuar … kuptova se edhe unë isha traumatizuar gjithashtu”.
Dragos Nicolae nga Rumania ishte gjithashtu pjesë e ekipit të shpëtimit atë natë të paharrueshme.
“Nuk kisha ç’të beja, njerëzit tashmë ishin në ujë”, kujton ai. Pastaj pash një grua të re të shtrirë nga fundi i varkës që kishte ardhur nga Afrika e Veriut me shpresën për të patur një jetë më të mirë në Evropë.
“Ajo ishte në një pozicion normal dhe unë mendova se ajo ishte duke pushuar ose duke fjetur, duke shpresuar se ajo do të lëvizë.Pas disa minutash, u ktheva përsëri dhe ajo në të vërtetë nuk u zhvendos sepse ajo ishte e vdekur.|
“Ajo ishte një 24-vjeçare e bukur dhe e la fëmijën e saj, një fëmijë tetë muajsh”.
“Kishte rreth shtatë fëmijë të tjerë në atë barkë.”
“Ishte kaos total”, tha Nicolae, duke shtuar se tre gra vdiqën në sytë e tij.
Fatmirësisht shumica e emigrantëve u shpëtuan. “falë Zotit ,” shtoi ai, “dimë se shumë prej tyre humbën, nuk i gjetëm kurrë”.
Përtej dhimbjes dhe rrezikut ata shprehen të bindur se humanizmi është e vetmja rrugë për t’a bërë këtë botë më të mirë.