• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dherat mbulojnë shtëpinë në Delvinë. Banorët: Duam ndihmë nga shteti samë parë
Home
Sociale

Dherat mbulojnë shtëpinë në Delvinë. Banorët: Duam ndihmë nga shteti samë parë

5 February, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Shirat e ditëve të fundit nuk kanë lënë pa prekur edhe zonën e Delvinës në Sarandë. Rruga që lidh fshatrat Stjar, Tatzat dhe Kalasë ka pësuar dëmtime në një gjatësi prej me shume se 30 metër.

Ndërsa në qytezën e Delvinës një shtëpi është bërë e pabanueshme, pasi një masiv dheu ka rrëshkitur dhe ka mbuluar një shtëpi, duke i lënë anëtaret e kësaj familje në qiell të hapur. Familja Ymeri prej 2 ditës është pa strehë, ata për momenti janë duke qëndruar në shtëpitë e fqinjëve.

“Kur u ktheva në orën 11 të natës babit dhe mamit i kishte rënë të fikët në shtëpi, unë s’kam qenë këtu por në pazar. Binte shumë shi dhe nuk kthehesha dot në shtëpi, i gjeta prindërit të rënë në shesh, tensioni u ishte ulur fare, ne duam vetëm një ndihmë nga shteti të na i rregulloi dhe pastroi vendin se s’kemi çfarë të bëjmë,” tha djali i familjes Ymeri.

“Na kishte rënë të fikët, dolëm jashtë për 5 minuta dhe pamë vetëm tym sikur të kishte rënë ndonjë vullkan. Erdhi djali dhe na nxori nga shtëpia më pas na strehoi te shtëpia e Hajri Dacit, te një bashkëfshatar, kemi tre ditë që qëndrojmë atje,” tha kryefamiljarja Ymeri.

Kryetari i bashkisë Delvinë, Rigels Balili shprehet se kanë kërkuar ndihmë nga shtabi i emergjencave dhe pritet që ditën e sotme zonat e dëmtuara të inspektohen nga specialistët e emergjencave civile.

“Janë dy banesa ku reshjet e shiut kanë bërë rrëshqitjen e tokës dhe kemi evakuar dy banesat më të rrezikuara. Kemi kërkuar ndihmën e specialistëve, gjeologëve dhe inxhinierëve për të vlerësuar situatën tek këto banesa,” u shpreh kryetari i bashkisë Delvine, Rigels Balili.

Edhe në reshjet e dhjetorit të vitit të kaluar, zona e Sarandës ka pësuar dëme të konsiderueshme, ku për pasojë janë dëmtuar shtëpi, ndërkohë që edhe disa ura janë shembur, duke bllokuar komunikimin e disa fshatrave me qendrat urbane.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Shilton rihap debatin e golit me dorë të ‘86: Maradona të kërkojë falje
Previous article FOTO/ Anxhelina tregon format në Nju Jork, vajza e Albëries është një seksbombë e vërtetë

g.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT