• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DHANË LEKË PËR VOTA”/ Pjerin Ndreu i përgjigjet Markut: Bërë një deklaratë të paskrupullt, shihemi në gjyq
Home
Politikë

“DHANË LEKË PËR VOTA”/ Pjerin Ndreu i përgjigjet Markut: Bërë një deklaratë të paskrupullt, shihemi në gjyq

4 May, 2021 s.autor Politikë

Mark Marku ka akuzuar pushtetin lokal se është vënë në favor të socialistëve për të blerë vota në qarkun e Lezhës.

Ai tha në Opinion se është abuzuar me fondet e tërmetit duke shtuar se janë shpërndarë para edhe nga zyrat e Pjerin Ndreut. Sipas tij ka pasur punësime deri në ditët e fundit para zgjedhjeve ndërsa legalizimet janë shpërndarë në mënyrë preferenciale.

“Blerja e votës. Blerje përmes fondeve publike. Në qarkun e Lezhës janë investuar 20 mln euro për tërmetin përmes të cilave është tentuar të blihet vota sepse janë shpërndarë në mënyrë preferenciale. Jepi 5 mln lekë dikujt që i është dëmtuar shtëpia nga tërmeti, dikujt 20 mln, dikujt një apartament.

Aty në Laç ne do kishim marrë më shumë vota. Manipulimet kanë funksionuar atje ku diferenca është e vogël. Ne mund të kishim shkuar drejt mandatit të gjashtë në Lezhë nëse nuk do kishte manipulime.

Administrata ka qenë në funksion. Janë futur në punë ditët e fundit për vota. Legalizimet kanë qenë në funksion të votës. Janë shpërndarë para nga zyra e Pjerin Ndreut plus bandat që i kanë pasur në dispozicion”, deklaroi Marku.

Pas këtyre akuzave në transmetim, ka ndërhyrë kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu i cili i ka dërguar një SMS moderatorit të emisionit duke paralajmëruar Mark Markun për një proces gjyqësor mes tyre. “I thuaj Markut që bëri një deklaratë paskrupullt dhe do shihemi në gjyq”, citoi Blendi Fevziu Pjerin Ndreun.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAKSINIMI/ Autoritetet amerikane pritet të autorizojnë përdorimin e vaksinës ‘Pfizer’ për fëmijët e moshës 12-15 vjeç
Previous article HUMBJA E 25 PRILLIT/ Zyrtari gjerman: PD-së i duhet ajër i pastër, ide e qëndrime të reja

s.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT