• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHA SINJALIN “SOS” PRANË PRIGJEVE GREKE/ Arrestohet skafisti nga Saranda. Zbulohet sasi e madhe droge
Home
Aktualitet
Kronikë

DHA SINJALIN “SOS” PRANË PRIGJEVE GREKE/ Arrestohet skafisti nga Saranda. Zbulohet sasi e madhe droge

24 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një gomone që vinte nga brigjet shqiptare ka lëshuar sinjalin “SOS” pranë brigjeve greke.

Ngjarja ka ndodhur në zonën detare midis Igumenicës dhe Korfuzit, në vendin e quajtur Prasoudi. Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur skafet e policisë së Korfuzit dhe Igumenicës. Burime bëjnë me dije se kërkim ndihme ka ardhur edhe në policinë kufitare të Sarandës.

Policia greke ka gjetur në vendngjarje një gomone gjysmë të fundosur dhe brenda saj drejtuesin, shtetas shqiptar. Ai është transportuar drejt Portit të Igumenicës e më pas drejt Spitalit të Filatit për ndihmë mjekësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se drejtuesi i gomones është një 50-vjeçari nga Saranda, Edmond Musa, i njohur me pseudonimin “Çimoni”, person i skeduar në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.Fillimisht Musa është arrestuar për “kalim i paligjshëm i kufirit” dhe “mbytje të mjetit lundrues”. Por duke pasur dyshime, policia është rikthyer edhe njëherë në vendngjarje.

Për shkak të rrymave detare, gomonia është gjetur tashmë pranë Sajadhës. Gjatë kontrollit në mjet, siç raportojnë mediat greke para disa minutash, është gjetur një sasi e madhe marijuane e fshehur me kujdes.

Lënda narkotike aktualisht po transportohet drejt Portit të Igumenicës ku do peshohet, ndërkohë që kanë nisur hetimet për këtë rast të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Greqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Mori plagë të rënda nga zjarri në banesë, 6-vjeçarja ndahet nga jeta disa ditësh në spital
Previous article "KORRUPSION AKTIV NË ZGJEDHJET E 11 MAJIT"/ SPAK dërgon për gjykim kryetarin e Bashkisë Vau Dejës, Kristian Shkreli

s.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT