• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DHA LEJE ABUZIVE PËR…”/ IKMT kallëzon PENALISHT kryetarin e Bashkisë Kavajë, Isa SAKJA
Home
Breaking News

“DHA LEJE ABUZIVE PËR…”/ IKMT kallëzon PENALISHT kryetarin e Bashkisë Kavajë, Isa SAKJA

15 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News

Kallëzohet penalisht nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së territorit, kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, drejtoresha e Zhvillimit Urbanistik dhe kryeinspektori i Mbrojtjes së Terriorit në këtë bashki. Kryebashkiaku i zgjedhur nga Partia Demokratike, dhe dy zyrtarët e lartë të bashkisë, akuzohen për shpërdorim të detyrës në dhënien e lejeve për shtatë objekteve shumëkatëshe në dëm të territorit publik.

Këto abuzime i ka denoncuar më herët edhe kryeministri Edi Rama, i cili më 31 mars, teksa pati një vizitë në Golem, tha se Bashkia e Kavajës nuk bën investime në interes publik, por “ndërton pallate në rërë, akoma sot e gjithë ditën”…”Dhe s’kanë faj përderisa sot akoma s’ka ardhur dora e prokurorisë”, theksoi kreu i qeverisë, akuza për të cilat pati edhe një reagim nga kryebashkiaku Sakja.

Isa Sakja është në krye të Bashkisë së Kavajës prej dy vitesh.

Njoftimi për kallëzimin nga IKMT

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kallëzon penalisht pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, kryetarin e Bashkisë, Isa Sakja. Kryebashkiaku i Kavajës akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, IKMT ka kallëzuar penalisht edhe drejtoreshën e Drejtorisë së Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave, Dëshira Qato si dhe Kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Bashkia Kavajë, Dritan Kazazi. Gjatë kontrolleve periodike që ushtron IKMT në bazë të ligjit në të gjitha bashkitë e vendit, ka vërejtur se në Bashkinë e Kavajës, personat e akuzuar, duke vepruar, apo mosvepruar në dhënien e lejeve të ndërtimit, apo kontrollit të ligjshmërisë, kanë cënuar interesin publik dhe territorin publik në të paktën shtatë objekte shumëkatëshe të ngritura në territorin e bashkisë Kavajë.

IKMT shpreh vendosmërinë e saj, në mbrojtjen e territorit kundër abuzimeve të paligjshme, apo “të kopsitura” nga zyrtarë që shkelin ligjet dhe besimin e qytetarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI I EKIPIT TË GUARDIOLËS TËRBON TIFOZËT E TË "KUQVE"/ Ilkay Gundogan: Kanë pasur shumë fat në...
Previous article KËRKUAN NDRYSHIMIN E MASËS SË SIGURISË/ Gjykata rrëzon kërkesës e 2 ish-deputetëve të PS

F.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT