• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DHA DORËHEQJEN NGA MANDATI/ Tom Doshi LETËR: Iki nga deputet por jo nga PSD. Vendimin e mora…
Home
Zgjedhjet 2021

DHA DORËHEQJEN NGA MANDATI/ Tom Doshi LETËR: Iki nga deputet por jo nga PSD. Vendimin e mora…

26 April, 2021 F.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Në mesnatë deputeti Tom Doshi dha dorëheqjen nga parlamenti, dhe me një letër të gjatë mëngjesin e sotëm i drejtohet elektoratit të PS për të treguar se pse ndërmori këtë veprim. Arsyeja sipas tij është pastrimi i emrit të tij nga përfolja e deritanishme, ndërkohë që garantoi se deputetët e PSD do të jenë në kuvend.

Letra e plotë:

Të dashtun antarë të PSD-së, mbështetës, aktivista dhe miq,

Duke qenë i vetëdijshëm se shumëkush asht surprizuar nga dorëheqja jeme, kam detyrim moral përpara jush që t’ju sqaroj për vendimin që kam marrë për me dhanë dorëheqjen nga mandati jem si deputet.

Ma së pari asht e rëndësishmë t’ju garantoj se kam hequr dorë nga mandati, por jo nga Partia Social Demokrate dhe as nga angazhimi politik për përmbushjen konstante të premtimeve ndaj jush. Për këto premtime, sic e kam vertëtuar edhe në të kaluarën, do të punoj cdo ditë, fushatë elektorale ose jo, duke qënë pikërisht ky angazhim busulla ime e përditshme në angazhimin politik.

Ky hap asht ndërmarrë prej mejet për këto arsye:

• Së pari due që të jem plotsisht i lirë që t’i përkushtohem me të gjitha mjetet që më ofron ligji, mbrojtjes së emnit tem prej lakimit të pavend dhe tendencioz që i asht ba kohët e fundit, duke cliruar kështu energjitë e PSD vetëm drejt misionit politik dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve.

• Ky vendim asht marrë vetëm sepse së bashku me një ekip me njerëz të rinj, të përkushtuar dhe me integritet, kemi arritë objektivat që i kishim vu vetes, pra mobilizimi jonë e dha rezultatin e vet, u impenjova për fitore dhe e arritëm fitoren.

• Në parlament apo jashtë parlamentit Tom Doshi asht dhe do të jetë gjithmonë me ju, sepse do të vijoj të jem në udhëheqje të PSD-së dhe nuk do t’ju braktisi asnjiherë.

• Detyrimi jem politik dhe moral karshi jush, është përkushtim që i ka rranjët në historikun tem familjar dhe në bësimin në Zot që më frymëzon për t’ju shërbyer e për të përcjellë zanin tuaj në vendimet politike që ndikojnë në jetët tuaja.

• Të gjithë ata që do t’ju përfaqsojnë ju në parlament do të luftojnë me mish e me shpirt për ju dhe nuk do ta tradhtojnë votën tuj, këtë impenjim e kam marrë kur ju kam kërku votën dhe këtë premtim do ta mbaj gjithmonë.

Të dashtun Miq,

Politika fillon tek ju dhe bahet në parlament por do të ishte nji politikë shterpë, nëse prej parlamentit nuk do të kthehej prap tek ju për me dhanë frutet e veta.

Un nuk hyj në parlament, por partia jonë do të jetë aty. Un nuk hyj në parlament sepse nuk du që votat tueja të kenë asnji pengesë, së bashku me deputetet tanë në parlament do ta çojmë nalt zanin tuej dhe s’do t’ju zhgënjejmë asnjiherë.

Ju falenderoj secilin prej jush për forcën, besimin, ngrohtësinë njerzore që me keni dhanë, ju na dhatë votën tuej e ne ju dhamë fitoren, tashti së bashku do të ndërtojmë në parlament dhe kudo të ardhmen tonë.

Me respekt

Tom Doshi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA NË ELBASAN/ Zbardhet dëshmia e Paplekajt: I tronditur nga humbja e jetës së një njeriu...
Previous article ME ETHE DHE TEMPERATURË GJATË NUMËRIMIT TË VOTAVE/ Sekretari i LSI në një KZAZ në Fier del me pozitiv me COVID-19 pas testit

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT