• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Deutche Welle”: Këto janë sfidat e Shqipërisë për vitin 2018!
Home
Shqipëri

“Deutche Welle”: Këto janë sfidat e Shqipërisë për vitin 2018!

1 January, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Viti 2017 i solli Shqipërisë një marrëveshje historike, ose të paktën si e tillë shihet e interpretohet reforma në drejtësi.
Në sitën e hetimit për korrupsion do të kalojnë të gjithë politikanët drejtues nga 1991 e deri më sot. Por cilat janë pritshmëritë për vitin 2018?

Media zyrtare gjermane Deutche Welle e nis pikërisht nga gjyqësori. Me ngritjen e trupës së vettingut, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor, reforma në drejtësi në Shqipëri ka hyrë tanimë në një rrugë pa kthim pas thotë ajo.

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka kompetenca për të hetuar dhe ndëshkuar korrupsionin aktiv dhe pasiv në nivelet më të larta, pa kursyer gjithë drejtuesit e shtetit, të Qeverisë, Parlamentit, deputetë, kryetarë partie, funksionarë të lartë në administratën publike gjatë 26 viteve, që nga viti 1991 e deri më sot.

Kur kjo të ndodhë do të jetë revolucioni i shumëpritur nga qytetarët e thjeshtë dhe forcat politike progresive, që do ta shkëpusë Shqipërinë nga zvarritja për një periudhë të gjatë të ashtuquajtur “tranzicion post-komunist”.

Sa për ekonominë shqiptare, treguesit për vitin që porsa hyri janë pozitivë: rritja sipas tyre llogaritet të jetë më shumë se 4 për qind. Megjithatë, ka edhe një “por”; mungesa e sigurisë lidhur me pronësinë mbi tokën do të mbetet pengesë madhore për zhvillimin e ekonomisë.
2018-ta do të nisë me protestën e paralajmëruar të opozitës për të rrëzuar qeverinë “Rama 2”. Ky është viti kur Shqipëria pret vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për hapjen e negociatave të anëtarësimit në 6-mujorin e parë të vitit.

Rezultatet në reformën në drejtësi dhe dekriminalizimi i politikës janë vendimtare për një vendim pozitiv, i cili nëse ndodh, do të bëjë që 2018-ta të hyjë në historinë e Shqipërisë dhe të Bashkimit Europian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I çmenduri Adebayor merrte 3 rroga, por stërvitej me kek dhe kafe në palestër
Previous article Viti 2018 e gjen Stresin çift, poston foto në krahë të... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis... Aktualitet

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis...

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT