• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
DEUROIZIMI NË EKONOMI/ Masat kundër SITUATËS, BSH shpjegon pse do të forcojë Lekun
Home
Ekonomi
Portret

DEUROIZIMI NË EKONOMI/ Masat kundër SITUATËS, BSH shpjegon pse do të forcojë Lekun

14 February, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Paketa për reduktimin e euros në ekonomi përmban tri masa. E para i detyron bankat t’u bëjnë të qartë qytetarëve që duan kredi në euro, si ndryshojnë pagesat e kredisë në të ardhmen nëse leku zhvlerësohet.

“Nëpërmjet sistemit bankar, t’i japim një shembull klientit kur aplikon për kredi sesi është ekspozimi i tij në të ardhmen në rast se do të kemi zhvlerësim të kursit të këmbimit”, tha guvernatori Gent Sejko.

Masa e dytë lidhet me rezervën e detyrueshme. Kur qytetarët apo bizneset depozitojnë para në bankë, bankat janë të detyruara që një pjesë të fondeve ta ngrijnë si rezervë në Bankën e Shqipërisë. Deri më sot, rezerva ka qenë 10 për qind e shumës, si për depozitat në euro, ashtu dhe për ato në lek.

“Kemi diferencuar rezervën e detyrueshme në 12.5 për qind për euron dhe e kemi ulur në 7.5 për qind për lekun. Gjithashtu një masë tjetër është edhe kërkesa për likuiditet, pra për normën e likuiditetit për euron, që është rritur nga 15 për qind në 20 përqind”, shpjegoi më tej guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Rritja e rezervës së detyrueshme i bën depozitat në euro më të kushtueshme për bankat. Ndaj për të kompensuar kostot shtesë, bankat kanë dy rrugë: të ulin interesat që u paguajnë qytetarëve për kursimet në euro ose të rrisin interesat për kreditë në këtë monedhë.

Ndërsa ulja e rezervës për lekun ka efektin e kundërt.

“Ne synojmë dhe tentojmë që të ulim normat e kredisë në lek dhe të shpërblejmë më mirë depozitat në lek”, tha Gent Sejko.

Por pse Banka e Shqipërisë kërkon të ulë përdorimin e euros në ekonomi? Arsyeja e parë është për të shmangur një krizë financiare në të ardhmen, nëse leku do të zhvlerësohej ndaj euros.

“Historia ka treguar në Shqipëri, në radhë të parë në vitin 1997, kur ka pasur një zhvlerësim të monedhës kombëtare, sesa humbje kanë pasur qoftë individët, qoftë bizneset. Njëkohësisht edhe në momentet e krizës së vitit 2008”, deklaroi guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Arsyeja tjetër lidhet me politikën monetare. Kur Banka e Shqipërisë ndryshon normën e interesit, ajo ndikon vetëm depozitat dhe kreditë në lek, ndërsa mbi ato në euro nuk ka asnjë fuqi. Kështu që sa më shumë të rritet përdorimi i lekut, aq më lehtë mund ta nxisë Banka rritjen ekonomike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Porto-Liverpool/ Ndeshja ne barazpeshë, Porto teston portierin
Previous article INTERVISTA/ "Problemi me ARTISTËT", Ndriçim Xhepa: Aktorët të mos largohen pa u rrafshuar godina

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT