• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DETI VARREZË E FTOHTË PA GURË VARRI”/ Papa Françesku kritikon ashpër Europën: Mos i mbyllni dyert refugjatëve
Home
Nderkombetare

“DETI VARREZË E FTOHTË PA GURË VARRI”/ Papa Françesku kritikon ashpër Europën: Mos i mbyllni dyert refugjatëve

9 December, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Papa Françesku zgjedh fjalë të qarta. Deti Mesdhe, „ky djep i shumë civilizimeve”, është kthyer në „varrezë të ftohtë pa gura varri”. Ai akuzon „shurdhërinë” ndaj nevojave të të tjerëve, „indiferencën vdekjeprurëse” dhe „mosinteresimin cinik”.

Një gjë e tillë ndodh për herë të parë në këto nëntë vite, që Papa Françesku ndodhet në detyrë: Udhëtimi në vende të tjera e çon për herë të dytë në ishullin grek të Lesbos. Për herë të dytë ai mban atje një fjalim, që u drejtohet gjithë refugjatëve të botës.

Në mes të muajit prill 2016, Papa foli shkurt. “Ne kemi ardhur për të kthyer vëmendjen e botës tek kjo krizë humanitare dhe për t’u lutur për zgjidhjen e saj”, tha atëherë ai. Ai shpjegoi pse kishte shkuar në ishull bashkë me patriarkët okumenikë të Kostandinopojës, si dhe me kryepeshkopin e ortodoksisë. Një lutje, që mbeti e padëgjuar.

“Problemi është botëror”

Kësaj here çdo gjë duket më e dëshpëruar, me më shumë indinjatë se herën e parë. Kryetari i Kishës Katolike, që pritet të mbushë 85 vjeç, akuzon mungesën e angazhimit të europianëve për të ndihmuar refugjatët dhe migrantët.

“Ne duhet të pranojmë me hidhërim, se ky vend ashtu si vendet e tjera, ndodhet nën presion dhe se në Europë po shtohen njerëzit që bëjnë sikur ky problem nuk ka të bëjë me ta.”

Ky është një “problem botëror”, tha Françesku.

Më tej ai kaloi tek tema e vaksinimit në luftën kundër Coronës.”Ne kemi kuptuar, se kësaj çështjeje të madhe duhet t’i përkushtohemi së bashku, sepse në botën e sotme nuk mjaftojnë zgjidhjet e pjesshme.”

“Qëndrim në vend”

Në luftën botërore kundër infektimeve me virus është arritur bashkëpunimi të paktën pjesërisht, por tek tema e migracionit Papa sheh „qëndrim të tmerrshëm në vend”. Në çdo katastrofë të Detit Mesdhe me dhjetëra, madje qindra të vdekur njerëzit preken shumë. Por vetëm kaq.

Një herë në disa muaj vijnë lajme për dëbime të mundshme ilegale të refugjatëve për në Turqi. Para disa ditëve, “New York Times” shkruante se mbrojtësit grekë të kufirit kishin kujtuar se një përkthyes i Frontex-it, rojeve europiane të kufirit, ishte azilkërkues dhe e kishin rrahur dhe kthyer ilegalisht me forcë në Turqi.

Ende nuk ekzistojnë rregulla të përbashkëta europiane për azilin dhe pranimin e refugjatëve. Të gjitha vendet anëtare veprojnë sipas motos „mbyll sytë dhe vazhdo”. Në Gjermani kur flitet për këtë temë thuhet menjëherë fjalia „Ne nuk jemi në gjendje t’i pranojmë të gjithë”. 

Korridore humane

Por fjala nuk është aty. Puna është që të nxirren njerëzit nga nevoja, sidomos familjet me fëmijë. Askush nuk mund të thotë, se kjo nuk bëhet. Sepse fjalët nxirren pa menduar. Pastaj njerëzit akuzojnë me dëshirë Papën, që nuk bën asgjë dhe që ka pallate aq të mëdha.

Sa për kujtesë: Në kuadër të të ashtuquajturës „korridore humanitare”, lëvizja laike italiane “Sant’ Egidio” së bashku me Kishën Ungjillore të vendit dhe valdenzianët merr që prej pesë vitesh, refugjatë nga kampet në Liban, Libi dhe Irak dhe i sjell në Itali. Pa para shtetërore, financuar komplet nga dhurimet. Refugjatët zgjidhen me kujdes në vend, feja që kanë nuk luan ndonjë rol. Shpesh ata që zgjidhen janë familje me fëmijë ose njerëz, që kanë nevojë për ndihmë të veçantë mjekësore. Ata priten nga ndihmuesit që në aeroportin përkatës.

Europa, e lodhur dhe pa fuqi?

Nëpër komuna janë përgatitur banesat dhe shoqërimi vullnetar që nga fillimi. Në Romë shpesh banesat janë të Kishës, por edhe të Vatikanit. Dhe me raste, Françesku fton në Vatikan refugjatë të tillë, pa praninë e mediave. Ai do që të dëgjojë çfarë thonë ata, të ndjekë rrugën e tyre.

Ndërkohë „korridoret humanitare” ka edhe në Francë, Belgjikë dhe Andorra. Dhe vendet që pranojnë refugjatë lëshojë gjithnjë viza humanitare. Katolicizmi italian mund të blasfemohet sa të duash, por shembuj të tillë tregojnë që diçka po bëhet.

Megjithatë në shumë vende veshët bëhen të shurdhët. Për Françeskun, Papën nga Argjentina, kjo Europë është prej kohësh një kontinent i lodhur dhe pa fuqi, që ka humbur mikpritjen tradicionale dhe rrënjët e saj.

Ai nuk di që ta pranojë këtë gjë. Prandaj ky zemërim. Që në Athinë, një ditë më parë ai kritikoi Europën dhe disa politikanë. Kundër lodhjes prej demokracisë, tha Papa, ndihmon vetëm një politikë e mirë, që kujdeset për mirëqënien e të gjithëve dhe ndihet e detyruar ndaj më të dobtëve. A do të preket nga kritika e ashpër e Papës ndokush në Bruksel dhe Europë? Kjo nuk mund të dihet me siguri./ DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE NË BULQIZË/ Humb jetën një burrë tek fabrika e pasurimit të kromit
Previous article "PO DOLE TI DAL DHE UNË"/ Iliri harron premtimin ndaj Sabianit: Nuk shkon ai në finale, por...

Delo.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT