• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DETI” kalon në Presidencë/ Përfundon takimi me anëtarët e Komisionit të Jashtëm dhe Ilir Metë. Ja çfarë u diskutua
Home
Shqipëri

“DETI” kalon në Presidencë/ Përfundon takimi me anëtarët e Komisionit të Jashtëm dhe Ilir Metë. Ja çfarë u diskutua

2 March, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Përfundon takimi i Komisionit të Jashtëm në Presidencë. Në një prononcim për mediat deputeti Edi Paloka u shpreh në dakortësi me cfarë ishte biseduar me presidentin. Paloka u shpreh se ka mungesë transparence nga Ministria e Jashtëme.

Deputeti demokrat Edi Paloka, tha se edhe mazhoranca ra dakort që qëndrimi i Presidentit.

“Pas parashtrimit të Presidentit lidhur me qëndrimin e tij, ramë dakort që të gjithë, që qëndrimi i Presidentit është qëndrim korrekt dhe i përgjigjet përgjejgësisë dhe detyrimit që ka për të qëndruar tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, tha Paloka.

Nga ana tjetër kryetarja e Komisionit të Jashtëm Mimi Kodheli tha se “Ne kemi një eksperiencë negative nga marrëveshja që është hedhur poshtë. Ne kemi dëgjuar me vëmendje cka tha Presidenti. Ndaj të njëjtin opinion me Presidentin, shtyllat e diskutimit ishin; marrëveshja nuk duhet të dështojë dhe të bëhet sa më parë, sepse kështu mund të jemi më të sigurt në rrugën drejt Europës.”

“Grupi i negociatorëve? Nuk u futëm në diskutimin e emrave, ai është prezantuar te Presidenti. Propozimi i Presidentit ishte edhe dakordësia jonë ishte që grupit mund ti atashohen edhe profesorë të së drejtës ndërkombëtarë apo ekspertë, që mund të jenë këshilltarë të mirë për të diskutuar me palën greke. Në takim nuk u futëm në diskutime mes shumicës dhe opozitës, me Presidentin u dakordësuam për shumëçka. Në Hagë shkohet nëse vendet nuk bien dakord për marrëveshje, në këtë rast nuk shikoj arsye,” tha Kodheli.

Ndërkohë, përfaqësuesja e LSI-së Klajda Gjosha falenderoi presidentin Ilir Meta duke thënë se duhet zbatuar vendimi i Kushtetueses.

“Dëshiroj të falënderoj Presidentin, takimi ishte në kuadër të transparencës dhe ngërçeve që mund të ketë pasur. Ishte takim konstruktiv dhe për t’u vlerësuar dhe admiruar dhe po flitet gjatë për cështjen e detit dhe mosmarrëveshjeve. Doli qartë, që vendimi i Kushtetueses është normë dhe
informacioni që po kërkohet të vendoset në dispozicion. Ne jemi gati që të ndihmojmë që marrëveshja të jetë sa më e drejtë. Greqia është një vend fqinj dhe është në interesin tonë të kemi marrëdhënie të mirë. Zgjidhja e problemeve është detyrë deri në anëtarësimin. Gjykata Ndërkombëtare? Mendoj që duhet të kalojmë të gjitha etapat, Presidenti ishte i qartë kur tha; të zbatohet vendimi i Kushtetueses,”
 tha Gjosha, përcjell “TemA”.

Më herët ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kërkoi nga presidenti Ilir Meta autorizimin për plotfuqinë mbi negociatat me fqinjët.

Lidhur me këtë kërkesë Presidenca kërkoi dy herë sqarime, ku në fillim kërkonte informacione për grupin negociator dhe në rastin e dytë theksohej se Ministria e Jashtme nuk kishte strategji për bisedimet me Greqinë.

Anëtarët e Komisionit të Jashtëm mbërrijnë në Presidencë. Sot Presidenti Ilir Meta do të presë Komisionin e Jashtëm pët të diskutuar për çështjen e detit.

Dëgjesa me presidentin Ilir Meta do të zhvillohet në këtë institucion. Ilir Meta do të jap sqarime në këtë Komision lidhur me negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ky vendim i Presidentit u mor pas kërkesës së opozitës në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit për të thirrur edhe Presidentin në seancë dëgjimore, pas asaj të zhvilluar me ministrin Bushati.

Në presidencë do të shkojnë deputetët:

Klajda Gjosha

Nard Ndoka

Vasilika Hysi

Klevis Balliu.

Tritan Shehu

Edi Paloka

Mimi Kodheli

Klotilda Bushka

Rudina Hajdari

Ervin Bushati

Ervis Kushi

Përgatiti:AlpeNews.al

 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ju duket shtatzënë? Modelja shqiptare në formë perfekte, në muajin e gjashtë të pritjes së ëmbël (FOTO)
Previous article Ngjan si 20-vjeçare, por nuk do ta besoni sa vjeç është Rudina Magjistari...

Redaktor2

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT