Pak kohë më parë Kim-i organizoi një baby shower në pritje të fëmijës së saj të tretë. Festa e mezipritjes ishte e kuruar në detaje, një detaj të cilin Kim-i vendosi ta ndante me fansat në Instagram.
Në foto shfaqen kube akulli, që përmbajnë nga një trëndafil brenda. Kubi-trëndafil u pëlqye shumë nga ndjekësit e saj dhe të themi të drejtën duket mjaft këndshëm.
Njësoj si Kim-i, me apo pa trëndafila ju mund t’i bëni vetë disa të tillë.
Fillimisht merrni disa lule, nëse janë të vogla lërini ashtu përndryshe me një gërshërë pritini dhe copëtojini petalet.
Hidhini në enën që përdorni për kubet e zakonshme, shtojini ujë dhe futini në ngrirje.
Është kaq e thjeshtë dhe ja ku do të shihni se sa më e bukur do të duket gjithçka pini. Detajet bëjnë diferencën!







