• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Zbulohen tre të burgosurit që kishin dijeni mbi planin e arratisjes së Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit
Home
Breaking News

DETAJET/ Zbulohen tre të burgosurit që kishin dijeni mbi planin e arratisjes së Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit

12 August, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazeta SHQIP mëson se edhe tre të burgosur kishin dijeni mbi planin e arratisjes së Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit.

Burime për SHQIP bëjnë me dije se Dritan Sinani, Elvis Fejzullahu dhe Bekim Bulica janë vënë në hetim nga organet kompetente, pasi ishin njohur me planin e bosit të kokainës dhe ‘Babagjyshit’, për t’u arratisur nga 313-ta.

Bashkëpunëtor ishte edhe Lulzim Çepele, i cili preu damarët e dorës për të tërhequr vëmendjen e gardianëve dhe për t’i hapur rrugë arratisjes së Çekajt dhe Pjetrit.

Prokuroria ka drejtuar gishtin edhe tek disa efektivë që mendohet se kanë ndihmuar dyshen për t’u arratisur.

Gëzim Rramushi, Sajmir Shahini, Bashkim Muça, Oldi Myzyri, Redion Maloku dhe Edmond Prenga akuzohen se nuk kanë kontrolluar të burgosurit para daljes në ajrosje.

Gazeta SHQIP ka siguruar edhe dosjen e plotë, ku faktohet se këta efektivë kanë lejuar që Fatmir Pjetri të dilte në ajrosje me një çantë të kuqe ku ndodhej litari dhe levat e hekurit, që do të përdoreshin për arratisjen.

6 punonjësit e policisë së burgjeve po hetohen nga prokuroria lidhur me rolin e tyre në tentativën e dështuar të arratisjes.

Si ndodhi tentativa e arratisjes

Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri që tentuan të largohen nga burgu 313 kishin krijuar me çarçafë një litar 20 metra të gjatë. Ata arritën të zbresin nga tarraca deri në zyrat e administratës, ndërsa qëlluan një efektiv me çengelin që përdoren për të zbritur nga zona e ajrimit. Çekaj është dënuar me 14 vite burg për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa Pjetri si pjesë e bandës së babagjyshëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË SHBA/ E ëma harron fëmijën në makinë, 5-vjeçari ndërron jetë nga temperaturat e larta
Previous article HYSAJ KRAH MESSIT E AGUEROS/ "Top” formacioni 388 milionësh i transferimeve falas

s.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT