• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Vrasja e Martin Canit! Pas grushteve në shkollë, 14-vjeçari u kërcënua me “buqetë lulesh”
Home
Breaking News

DETAJET/ Vrasja e Martin Canit! Pas grushteve në shkollë, 14-vjeçari u kërcënua me “buqetë lulesh”

16 February, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në kohën kur një gjyqtar paraprak do të vendosë mbi hetimet ndaj të miturit që vrau bashkëmoshatarin Martin Cani, prokuroria po kërkon në një hetim të veçuar se kush prej stafit shkollor shpërdoroi detyrën duke mos e konsideruar konfliktin mes nxënësve.

Siç bëjnë me dije burime pranë grupit të hetimit është marrë dëshmia e oficeres së sigurisë me inicialet J. K e cila e ushtronte këtë detyrë në shkollën “Fan Noli’ prej një viti e gjysëm.

Dëshmitarja tregon se menjëherë mbasi u informua për konfliktin mes nxënësve, ka njoftuar drejtoreshën e shkollës “Fan Noli”, mësuesen kujdestare dhe psikologen.

Burimet e Top Channel citojnë se oficerja kishte mësuar për sherrin mes Mario Përlleshaj autori i arrestuar dhe viktimës Martin Cani nga një mësuese që dëgjoi tonet e larta mes tyre dhe sharjet për mamatë.

“Shkova në tualet dhe vura re që nxënësit nuk ishin atje. Më pas thirra Martin Canin që më tha se kur kishte hyrë në këto ambiente kishte sharë kot dhe se shtetasi Mario Përlleshaj e kishte marrë personale me të. Thirra Marion dhe më tha se nuk kishte asnjë problem me të, të dy ishin të qetë me njëri-tjetrin”, shprehet oficerja për grupin e hetimit. Por mbas orës së 6 të mësimit ajo mori dijeni për krimin e ndodhur.

Veç dëshmive të nxënësve që u përfshinë në përleshje, prokuroria ka administruar edhe një pamje filmike, ku Mario Përlleshaj shfaqet duke u larguar me një send në dorë në dukje si thikë.

14-vjeçari i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese të fëmijës , shprehet në dëshminë që Top Channel e disponon se e njihte Martinin si një nxënës të klasë së 9 paralele.

“Nuk kam patur konflikt më parë. Atë ditë dola nga shkolla isha së bashku me shokun tim. Në atë moment më thirri Martini i cili ishte me dy apo më shokë persona që nuk i njihja. U ndava nga shoku im dhe u afrova tek Martini që më tha të shkoja me të të sqarohesha, pa më thënë çfarë. Ecëm përpara dhe shokët e tij na ndiqnin pas. Pasi ndaluam më goditën”, deklaron Mario, i cili këmbëngul se nuk mban mend të ketë përdorur thikë.

Por shoku i Marios së vogël, Luisi, që mbeti i plagosur gjithashtu përshkruhet nga nga dëshmitarët e tjerë të mitur se ishte personi i parë që qëlloi me grusht në gjoks Marion.

Luisi tregon se gjatë momenteve të sqarimit mes fëmijëve teksa po ecnin dëgjoi pyetjen “o çuna a dini ndonjë vend ku blihen buqeta me lule?”

I akuzuari për vrasje Mario Përlleshaj, që ka kërkuar disa herë ndryshim mase, ka dorëzuar edhe dëftesën e notave ku rezulton me nota të mira, kërkesë që nuk është pranuar nga gjykata.

Mario Përlleshaj vazhdon të mbahet në burgun e të miturve mbasi siç thotë gjykata, vepra për të cilën dyshohet ajo e “vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një të mituri”, është një krim për të cilin ligji parashikon dënimin jo më pak se njëzet vjet ose burgim të përjetshëm.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Ç'MA SILLNI ATË SURRAT?" Testamenti i nënës fut në sherr motrën e vëllain: Bërtit e ulërit, s’do fitosh gjë
Previous article HUMB JETËN PUNTORI SHQIPTAR NË GREQI/ Burri ra në kontakt me energjinë elektrike

s.autor

Postime të ngjashme

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë Breaking News

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT