• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Vrasja e dy shqiptarëve në Athinë dyshohet se u porosit nga burgu, policia greke mësyn qelitë e ‘të fortëve’
Home
Breaking News

DETAJET/ Vrasja e dy shqiptarëve në Athinë dyshohet se u porosit nga burgu, policia greke mësyn qelitë e ‘të fortëve’

24 December, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Grupi hetimor grek që po merret me hedhjen dritë mbi ekzekutimin mafioz të mbrëmjes së 18 dhjetorit në Athinë kanë shtrirë hetimet në burgjet greke. Ata janë të vetëdijshëm jo vetëm për “peshën” që mbartnin emrat e dy viktimave, por madje edhe për fuqinë që kanë personat e dënuar me burgime të larta dhe që vuajnë dënimin në burgjet e vendit të tyre.

Sipas të dhënave që vijnë nga mediat greke, bëhet me dije se Policia e Burgjeve dhe forcat speciale mësynë mbrëmjen e së enjtes, duke zbardhur e premtja qelitë e kapove të burgjeve, kryesisht në dy vende vuajtjesh dënimi, konkretisht në Hania dhe Koridhalo.

Raportohet se gjithsej janë ushtruar 13 kontrolle në 13 qeli, në të cilat gjenden emra që për autoritetet e drejtësisë vendase konsiderohen si kapot e krimit grek, edhe pse ata janë shqiptarë dhe janë në burg prej shumë vitesh.

Duke iu referuar historive të mëparshme, ku jo pak herë urdhër-ekzekutimet duket se kanë dalë nga qelitë, edhe për zbardhjen e vrasjes së dyfishtë në mes të Athinës, ata iu janë kthyer burgjeve, mbase nga ndonjë sinjal i ardhur në rrugë konfidenciale.

Emri më i përfolur dhe që ka qenë edhe në qendër të shënjestrës së kontrolleve mësohet se ka qenë Klodian Lekocaj. Policia greke nuk ka bërë me dije detaje të hollësishme po ka thënë se në fakt janë gjetur sende të palejueshme në qelitë e burgut.

MEDIAT GREKE

Policia greke ka ushtruar kontrolle në 6 qeli të burgut të Hanias. Sipas mediave greke, kontroll është ushtruar ndaj 13 të burgosurve shqiptarë të dënuar për krime të rënda. Kontrolli është kryer nga sektori i krimeve kundër jetës të policisë. Mes 13 të kontrolluarve është edhe Klodian Lekocaj, i akuzuar shpesh për pjesëmarrje në vrasje me pagesë dhe trafik droge.

Policia ushtroi kontrollet pasi ka dyshime se një i dënuar shqiptar ka dhënë urdhër për vrasjen e Kreshnik Çerçizajt. Ekzekutimi i dyfishtë në një kafe-bar të Nea Smyrna, Athinë mbrëmjen e së dielës duket të jetë një hallkë në një zinxhir më të madh krimesh.

Autori vrau me gjakftohtësi dy burrat shqiptarë të njohur për autoritetet. 41- vjeçari Kreshnik Çerçizaj, ishte i njohur për autoritetet për përfshirjen e tij në një sërë “degësh” të botës së krimit, nga lëndimi i rrezikshëm trupor deri te mbajtja/përdorimi i armëve dhe nga trafiku i drogës e deri te trafiku i qenieve njerëzore, në Greqi dhe Shqipëri, madje në tokë dhe det me incidente në të cilat humbën jetë njerëzish. Në zonën e Nea Smyrnia, për shkak të përfshirjes së tij në qarqet mbrojtëse, ai njihej si “Nikos Koleksionisti”.

44-vjeçari Armando Ogranja ishte proceduar penalisht për përfshirje në rastet e lojërave të paligjshme të fatit dhe informacionet thonë se ai kërkonte të “fuste” në mbrojtje dyqanet në Nea Smyrni.

“Mirëpo, vetëm dy ditë më parë, pasditen e së premtes së kaluar, një tjetër vrasje ndodhi në një bar kafe në Tiranë, Shqipëri në mënyrë thuajse identike.

Në këtë rast viktima ishte Edmond Papa, një person me një aktivitet të gjerë biznesi që përfshin, ndër të tjera, një njësi hoteliere buzë detit në Sarandë dhe një qendër tregtare. Informacionet bëjnë me dije se ai në të kaluarën ka pasur përfshirje dhe arrestime të rënda për trafik droge”, shkruan media greke.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHIRONIN USHQIM TË KRIPUR GJATË GJITHË KOHËS? Këto janë arsyet e papritura pse po ju ndodh kjo
Previous article KOKAINË TË NDARË NË DOZA BRENDA MAKINËS/ Arrestohet 29-vjeçari në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT