• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Vrasja e biznesmenit Rroli në Laç për hakmarrje, autori i krimit: Më rrahën dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ Vrasja e biznesmenit Rroli në Laç për hakmarrje, autori i krimit: Më rrahën dhe…

24 June, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Dy persona janë dërguar në gjyq nga Prokuroria e Kurbinit me akuzën e vrasjes së Rakip Rrolit në dhjetor 2021. Të pandehurit Llej Lika dhe Klaudio Gjexhaj sipas hetimeve e kanë kryer ngjarjen për hakmarrje. Viktima disa kohë para ngjarjes kishte dhunuar Llej Likën, duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike.

Prokuroria e Kurbinit, i ka dhënë fund hetimit për vrasjen e Rakip Rrolit, ngjarje kjo që tronditi qytetin e Laçit.

Dosja është dërguar në gjykatë me dy të pandehur, Llej Lika dhe Klaudio Gjexhaj.

Njëherësh prokuroria ka vendosur të pushojë ndjekjen penale për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”, ndaj babait të Llej Likës, Skënder Likës, dhe minorenit David Gega, të cilët u proceduan pas ngjarjes.

Autori i vrasjes së Rakip Rrolit ka pranuar se ka qëlluar ndaj bashkëfshatarit të tij në 10 dhjetor 2021 në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

Sipas tij, ngjarjen e ka kryer në shenjë hakmarrje, pasi Rakip Rroli, së bashku me dy djemtë dhe shokët e tyre në muajin korrik 2021, e kishin rrahur me sende të forta në qendër të fshatit.

Si pasojë e goditjeve, Llej Lika, u ka treguar prokurorëve se personat i kishin thyer dy këmbët, duke sjellë probleme në ecje.

Autori në dëshminë e tij, ka treguar se për kryerjen e vrasjes së Rakip Rrolit, ka bashkëpunuar me shokun e tij, Klaudio Gjexhaj.

Ky i fundit fillimisht ka treguar se ka qenë rastësisht në makinën e përdorur në vrasje, por pas analizimit të pamjeve filmike ka rezultuar dhe provuar nga dëshmia e Likës, se Gjexhaj ka qenë shofer i “Benz-it” që u përdor në këtë krim.

Lika ka treguar se mëngjesin e 10 dhjetorit 2021 kanë mbajtur në mbikqyrje shtëpinë e Rakip Rrolit, me shpresën e daljes së tij ose djemve nga shtëpia.

Në kamerat e sigurisë, policia ka konstatuar se në ikje e sipër, në “Benz-in” e përdorur në vrasje janë dy persona, Klajdi Gjexhaj dhe Llej Lika.

Ndërsa sipas dëshmisë së vetë Llej Likës dhe banorëve të zonës, pas kryerjes së krimit, Lika ka shkuar në vendin ku ishte dhunuar në 8 korrik 2021 nga Rakipi dhe dy djemtë e tij, duke qëlluar një breshëri automatiku në ajër dhe bërtitur me zë të lartë se e kishte marrë hakun.

Pas ngjarjes së rëndë dhe largimit të autorëve, policisë së Lezhës i është dashur të përdorë pajisjen gjurmuese “IMSI-Catcher”, për lokalizimin dhe arrestimin e Llej Likës dhe Klaudio Gjexhaj.(Ora News)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MILIARDAT E PUTIN/ A kanë dështuar sanksionet që vendosi Perëndimi?
Previous article I DINIT? Ja çfarë e bën një grua të paharrueshme në shtrat, sipas burrave

F.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET NJË CALL CENTER NË KRYEQYTET/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, nën hetim 49 punonjës Aktualitet

ZBULOHET NJË CALL CENTER NË KRYEQYTET/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, nën hetim 49 punonjës

PAS DISA JAVËSH I SHPALLUR NË KËRKIM/ Vetëdorëzohet në Policinë e Sarandës ish-oficer i krimeve për zonën e Ksamilit Aktualitet

PAS DISA JAVËSH I SHPALLUR NË KËRKIM/ Vetëdorëzohet në Policinë e Sarandës ish-oficer i krimeve për zonën e Ksamilit

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT