• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve në Durrës, Loka do të arratisej, iu gjet arma në kotecin e pulave
Home
Breaking News

DETAJET/ Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve në Durrës, Loka do të arratisej, iu gjet arma në kotecin e pulave

11 January, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Xhemal Loka është mbyllur në qeli, me akuzën e fortë, se përmes dhunës së përsëritur fizike dhe psikologjike çoi gruan e tij drejt vetëvrasjes, vepër penale për të cilën rrezikon nga 3 deri në 7 vite burg.
Deri në 7 vite burg të tjera, rrezikon edhe për armëmbajtje pa leje . Në kotecin e shtëpisë së tyre në Sukth, pas tragjedisë në familje, policia i gjeti municione luftarake dhe një armë, e cila tashmë po i nënshtrohet ekspertizës për të analizuar përmes shenjave të gishtërinjve nëse kjo armë është përdorur nga Xhemal Loka. Ishin familjarët e tij që thurën skenarin se arma mund të jetë sjellë qëllimisht nga persona të tjerë për të bërë fajtor Xhemal Lokën, të cilit i kanë dalë në mbrojtje, herë duke mohuar e herë duke justifikuar dhunën ndaj gruas.
Para togave të zeza, Xhemal Loka dhunën e quajti debat normal si në çdo familje shqiptare, dhe shkakun pse gruaja e tij piu fostoksinë e gjen tek një profil në Tik-Tok. Hetuesit po investigojnë edhe mbi profilin në Tik Tok që ishte hapur me emrin e Bedrie Lokës dhe foto të saj me shkrime që e akuzonin për imoralitet, për të gjetur se kush e ka hapur atë.Me gjakftohtësi, vjehrra e Bedrie Lokës, pak pas humbjes së jetës të nënës së 4 nipërve të saj, nuk shprehu asnjë keqardhje për ngjarjen e rëndë, por u ndal tek 40 mijë euro që kishin humbur në banesë, që djali i kishte sjellë nga puna në Greqi, e për të cilat, sipas nënës së Xhemal Lokës, ai nuk i kërkoi llogari gruas se ku ikën paratë!
Nëna, vëllezërit dhe të afërm të Xhemal Lokës pretenduan se kanë pasur përplasje me familjarët e Bedrie Lokës ditën kur u paraqitën në polici për të dëshmuar mbi vetëvrasjen, por hetuesit kanë sekuestruar pamjet filmike të komisariatit të Manzës për të parë nëse ky argument qëndron.
Vëllezërit e Bedrie Lokës që jetojnë në Sukth thanë se panë shenja dhune në trupin e së ndjerës e për këtë do të kërkojnë zhvarrosjen e trupit, duke akuzuar njëkohësisht se ekspertiza mjekësore që e nxori të pastër e pa shenja dhune motrën e tyre, është manipuluar.
Dyshime pati edhe për një plan të mundshëm arratisjeje nga Shqipëria, pasi në momentin e shoqërimit në polici, Xhemal Loka kishte me vete 2.800 euro dhe 27.000 lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK DUA ASGJË, VEÇ TË KTHEHET GRUAJA IME"/ Si u përpoq greku të mbulonte vrasjen e 41-vjeçares shqiptare
Previous article NGA NEPSI I SHTATËZANISË, TEK VËSHTIRËSITË/ Kiara Tito shuan kuriozitetin rreth pritjes së ëmbël

s.autor

Postime të ngjashme

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Ndezi zjarr në tokën e babait, por flakët dolën jashtë kontrollit, arrestohet 20-vjeçari në Drizë Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Ndezi zjarr në tokën e babait, por flakët dolën jashtë kontrollit, arrestohet 20-vjeçari në Drizë

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon sot ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon sot ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT