• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET TRONDITËSE/ Familja shqiptare në Greqi u masakrua nga pronari i shtëpisë për qiranë, donte…
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET TRONDITËSE/ Familja shqiptare në Greqi u masakrua nga pronari i shtëpisë për qiranë, donte…

4 March, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen tragjike të familjes shqiptare në Andraviadë, ditën e 1 marsit. Familja shqiptare dyshohet se është masakruar nga djali i pronares së shtëpisë, ku banonte familja shqiptare.

Mësohet se ai i ka kërkuar familjes shqiptare të largohet nga aty, për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me qiranë. Disa fqinj thonë se kishte mbaruar kontrata e qiradhënies. Si rrjedhojë policia ka hedhur poshtë pistën e parë se autori i krimit të katërfishtë të ishte babai i vdekur dhe pistën e dytë se autor ishte ish bashkëshorti grek i shqiptares.

Sipas informacioneve autori, i biri i pronares, është shtetas grek 57-vjeç.

Protothema.gr shkruan se 57-vjeçari vuante nga problemet mendore dhe se në të kaluarën ka qendruar në një klinikë psikiatrike. Sipas të afërmve të çiftit shqiptar, Armando dhe Maria Kloci, 57-vjeçari ka pasur debate të forta me viktimat kohët e fundit për shkak të mosmarrëveshjeve financiare në lidhje me qiranë e shtëpisë.

Fqinjët thonë se 57-vjeçari kishte arritur në pikën ku i kishte ndërprerë energjinë elektrike dhe ujin banesës ku familja shqiptare jetonte. Autoritetet greke janë në kërkim të autorit të dyshuar, i cili rezulton i zhdukur që prej ditës së tragjedisë, shkruan protothema.gr.

Si i gjeti 12 vjeçari viktimat në shtëpi

Babai dhe nëna u gjetën në oborrin e banesës të larë në gjak, ku babai mbante një thikë në qafë. Sipas dëshmisë së një gruaje, fëmija ka qenë ai që ka gjetur vëllezërit dhe nënën e tij të gjakosur.
Konkretisht, fëmija kapi vëllanë e parë të vogël që pa përballë dhe e tërhoqi zvarrë në rrugë dhe në kishë për të kërkuar ndihmë!

Dy fëmijët u transportuan në qendrën mjekësore por fatkeqësisht ishte tepër vonë. Shtëpia e gjakosur e familjes fatkeqe ndodhet prapa kishës së Shën Konstantinos. Policia ndodhet në vendngjarje, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të sakta në të cilat humbën jetën katër personat, ndërsa në vendngjarje pritet edhe një mjek ligjor.

Policia ende nuk ka mundur të sigurojë dëshminë e të vetmit të mbijetuar nga masakra, djalit 12 vjeç, i cili b gjeti nënën, njerkun dhe 2 vëllezërit të vrarë, për shkak të tronditjes së madhe që ka pësuar nga krimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Gazetarja britanike përplaset me Lavrovin: Gjaku i Polinas është në duart e tua...
Previous article 6 MARSI/ Celibashi: Dëbora vështirëson shpërndarjen e bazës materiale në dy zona në Shkodër

s.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT