• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET TRONDITËSE/ Autori i masakrës në Pragë dyshohet se nuk veproi i vetëm, u ndihmua nga e dashura e tij
Home
Breaking News

DETAJET TRONDITËSE/ Autori i masakrës në Pragë dyshohet se nuk veproi i vetëm, u ndihmua nga e dashura e tij

22 December, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të paktën 15 persona u vranë dhe 25 u plagosën dje nga të shtënat në një shkollë të Universitetit të Charles në Pragë, kryeqyteti i Republikës Çeke. Autori, 24-vjeçari David Kozak, u vetëvra pas masakrës që shkaktoi, ndërsa më herët kishte qëlluar dhe vrarë të atin në fshatin Hostun, rreth 20 kilometra larg Pragës.

Madje policia po shqyrton mundësinë që ai të ketë vrarë edhe dy persona të tjerë para masakrës në Pragë. Gjatë një konference për media, policia njoftoi se po heton nëse 24-vjeçari mund të jetë i lidhur me dy vrasje të ndodhura javën e kaluar. Një baba 32-vjeçar dhe vajza e tij dy muajshe u qëlluan për vdekje në pyllin Klanovicky pranë Pragës të premten e kaluar, tha shefi i policisë Martin Vodrasek, por ende nuk është konfirmuar nëse Kozak në të vërtetë kishte ndonjë lidhje me vrasjet.

Sipas policisë, Kozak ka planifikuar të ndjekë një leksion pasditen e djeshme në Fakultetin e Arteve, pak minuta më këmbë nga Fakulteti i Filozofisë. Por policia që po kërkonte studentin, nuk e gjeti këtë të fundit aty. Ai ishte nisur për në Fakultetin e Filozofisë, ku hapi zjarr pak çaste më vonë. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë 24-vjeçarin David Kozak duke dalë në ballkon dhe duke hapur zjarr me armë.

I ndihmuar nga e dashura e tij

David Kozak mund të jetë ndihmuar nga e dashura e tij. Policia çeke e konfirmoi këtë për një gazetar holandez, i cili ishte në vendngjarje. E dashura, për të cilën nuk janë bërë të ditura detaje të tjera, mësohet se po tenton të arratiset jashtë vendit. Sipas ministrit të Brendshëm çek, Vit Rakusan , policia gjeti “një numër të madh armësh dhe municionesh” në ndërtesën e universitetit. “Ne mund të kishim shumë viktima të tjera nëse policia nuk do të kishte vepruar kaq shpejt”, tha ai. Bie në sy se 24-vjeçari që ka shtënë kishte patentë për armën me të cilën shkaktoi tragjedinë. Hetimi tani duhet të zbulojë se si e ka marrë saktësisht këtë leje.

“Nuk ka asgjë që të sugjerojë se krimi është i lidhur me terrorizmin ndërkombëtar,” u tha Vit Rakusan gazetarëve. Sipas dëshmive, Kozak ka qenë student i zellshëm, por ka pasur edhe probleme psikologjike. Në maj ai fitoi një çmim për tezën e tij. Studenti nuk kishte precedentë penalë, por, si pronar i ligjshëm i armëve, kishte një interes për armët.

Ai ishte diplomuar për histori dhe studime evropiane dhe vazhdoi masterin, duke u fokusuar në historinë e Polonisë. Megjithatë, mesazhet e postuara nga i riu në Telegram javët e fundit japin një pamje krejtësisht të ndryshme të tij. Studenti 24-vjeçar i Shkollës Filozofike të Universitetit Charles ishte ankuar për “jetën e tij të mjerueshme” dhe kishte shkruar ndër të tjera se “gjithmonë donte të vriste dikë”. Në një mesazh të datës 10 dhjetor, sulmuesi shkroi se ishte “shumë i frymëzuar nga Alina”. Ai i referohej 14-vjeçares Alina Afanaskina . Vajza qëlloi dhe vrau dy persona në shkollën e saj në qytetin rus të Bryansk më 7 dhjetor dhe më pas vrau edhe veten. “Por Alina nuk vrau mjaftueshëm njerëz, do ta rregulloj”, kishte shkruar Kozak. “Dua të sulmoj një shkollë dhe ndoshta të vras veten. Alina Afanaskina më ndihmoi. Gjithmonë kam dashur të vras, kam menduar se në të ardhmen do të bëhem maniak. Ishte më fitimprurëse sulmi masiv sesa brezi. U ula, prita, pata ëndërr”, dyshohet se ka shkruar ai ndër të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme do të jetë me vranësira, reshje shiu me stuhi dhe reshje bore
Previous article TRAGJEDIA NË PRAGË/ Autori përgjegjës edhe për dy vrasje pranë kryeqytetit çek, ja çfarë u gjet në ambientet e universitetit

s.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT