• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Tritoli që vrau Erion Rexhepin ishte për Mikel Harizajn, e njëjta makinë u hodh në erë në tentativën e dytë në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ Tritoli që vrau Erion Rexhepin ishte për Mikel Harizajn, e njëjta makinë u hodh në erë në tentativën e dytë në Tiranë

10 January, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Erion Rexhepi, 27-vjeçari që u vra pas shpërthimit të bombës më datë 30 dhjetor në Cërrik, duket të jetë viktima fatkeqe e një atentati të mirëoganizuar ndaj Mikel Harizajt.

Ekzekutuesit e porosisë dështuan në tentativën e parë për të hedhur në erë Harizajn, por e provuan shansin sërish pak ditë më vonë duke mundësuar shpërthimin, i cili la të plagosur rëndë objektivin e atentatit si edhe Serin Dunin.

ABC ka zbardhur dy shpërthimet që tronditën vendin gjatë fundit të 2021 dhe fillimin e 2022, të cilat ndodhën pikërisht për të vrarë Mikel Harizajn.

Tentativa e parë, vrasja e Erion Rexhepit

Vrasësit kishin ndjekur lëvizjet e Mikel Harizajt duke e parë se ai qarkullonte me makinën tip “Mazda”, ngjyrë blu, e cila ishte në fakt në pronësi të vjehrrit të tij. Burime bëjnë me dije se fillimisht ata kanë vendosur tritolin në makinën në fjalë me shpresën se do të përdorej nga Mikel Harizaj me qëllim që të kryenin shpërthimin kur ai të ishte në timon.

Por, më datë 30 dhjetor 2021, makina u mor nga vjehrri i tij, i cili kaloi me automjetin në rrugën e lagjes “Kantier” në Cërrik.

Në vendin ku ndodhi shpërthimi që vrau Rexhepin, është një pjesë e rrugës e ngritur me qëllim që makinat të ulin shpejtësinë. Policia dyshon se lënda shpërthyese ka rënë nga makina pikërisht në atë vend, për shkak të tronditjes, për t’u gjetur pak minuta më vonë nga Erion Rexhepi, i cili do të humbiste jetën.

Burime bëjnë me dije për ABC, se vjehrri i Rexhepit nuk ka kuptuar asgjë dhe me makinën tip “Mazda”, ngjyrë blu, është kthyer në Tiranë duke ia lënë në përdorim atë dhëndrit të tij.

Tentativa e dytë

Pasi kanë parë që dështuan herën e parë, duke mos u mjaftuar edhe me viktimën rastësore, atentatorët kanë tentuar sërish ta vrasin Harizajn me të njëjtën makinë.

Policia dyshon se makinës tip “Mazda” i është vendosur sërish një sasi lënde shpërthyese.

Kur kanë parë se në drejtim të saj tashë ishte Harizaj dhe jo vjehrri i tij, atentatorët nuk kanë marrë më në konsideratë që brenda ndodhej edhe Serin Duni, por e kanë shpërthyer tritolin me shpresën se kësaj radhe do t’ia arrinin qëllimit.

Mikel Harizaj dhe Serin Duni mbetën të plagosur rëndë nga shpërthimi, ndërsa porositësit tashmë kishin shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur rëndë, pa ia arritur sërish qëllimit për të eliminuar objektivin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM SHUMË FRIKË..."/ Einxhel i tregon Dagzit dëshirën: Kur të dal dua të mbyllem me ty
Previous article PROTESTA/ Sali Berisha dhe Lulzim Basha përfundojnë në prokurori

s.autor

Postime të ngjashme

"DIÇKA ËSHTË KALBUR NË SHTETIN SHQIPTAR"/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në Frankfurt Aktualitet

"DIÇKA ËSHTË KALBUR NË SHTETIN SHQIPTAR"/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në Frankfurt

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LEVAN-VLORË/ Makina përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LEVAN-VLORË/ Makina përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet në spital

PËRPLASJE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve Aktualitet

PËRPLASJE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT