Katër persona të një familjeje nga Kosova dyshohet se kanë mbetur të vdekur në një aksident tragjik në Rrugën e Kombit
Sipas të dhënave paraprake mësohet se familja nga Kosova ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Citroen” drejt vendit tonë, kur është përplasur fatalisht me një kamion. Aksidenti ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen në afërsi të Rubikut.
Viktimat janë burrë e grua dhe dy fëmijët, ndërsa raportohet se një fëmijë tjetër që udhëtonte me ta ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është transportuar me urgjencë të spitalin e Rubikut.
Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta. Forca të shumta të policisë, ambulanca dhe zjarrfikësja mbërritën në vendin e ngjarjes.


