• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DETAJET/ Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i policisë në Mitrovicë
Home
Rajon

DETAJET/ Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i policisë në Mitrovicë

9 December, 2022 F.autor Rajon

Prej disa ditësh situata në veri të Kosovës është tensionuar. Në Mitrovicën e Veriut ka pasur të shtëna me armë, shpërthime granatash, por edhe presione ndaj zyrtarëve të KQZ-së. Në orët e vona të së enjtes në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë është plagosur edhe një efektiv policie, ndërsa mëngjesin e së premtes janë sulmuar edhe dy gazetarë.

Nisur nga kjo situatë, qeveria e Kosovës ka vendosur të dislokojë një numër më të madh trupash policor me qëllim ruajtjen e sigurisë së qytetarëve. Këtë e tha edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, i cili siguroi se rritja e prezencës së trupave të policisë nuk ka për qëllim acarimin e situatës, por qetësimin e saj.

Ndërsa nga ana tjetër, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë se “Policia e Kosovës nuk ka të drejtë të shkojë në veri dhe se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1000 forcave të saj të sigurisë” në veri.

Përfaqësuesit e serbë dhanë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

Kjo solli edhe caktimin e një date zgjedhjesh nga presidentja Osmani, e cila vendosi 18 dhjetorin si datën më të përshtatshme. Në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok pritet të mbahen zgjedhjet lokale, por Lista Serbe që është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, kundërshton mbajtjen e tyre.

Duke marrë parasysh situatën e krijuar, ambasadori amerikan në Kosovës, Hovenier, kërkoi shtyrjen e këtyre zgjedhje deri në normalizimin e situatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR 2023, HARROJINI VESHJET/ Gjithë vëmendjen do ta marrin "aksesorët"
Previous article TRONDITET BRAZILI/ Eleminohet nga BOTERORI, Kroacisë i “buzëqesh” fati me penalltitë

F.autor

Postime të ngjashme

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë Rajon

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT