• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ SPAK regjistron si person nën hetim Belinda Ballukun, kontrolle në dy banesat e bashkëpunëtoreve të saj dhe në një zyrë
Home
Breaking News

DETAJET/ SPAK regjistron si person nën hetim Belinda Ballukun, kontrolle në dy banesat e bashkëpunëtoreve të saj dhe në një zyrë

24 October, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, emri i të cilës është regjistruar si person nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.
Lajmi konfirmohet për News24 dhe BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Kontrollet janë ushtruar në banesat e dy zonjave, bashkëpunëtorëve të ngushta të Ballukut si dhe në një zyrë. Njëra prej këtyre bashkëpunëtorëve, nuk është më në detyrë.

Nga informacionet e deritanishme çështja ka derivuar ndaj ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi, që është pas hekurave nën akuzë zyrtare për ‘korrupsion’, shkelje të barazisë në tendera dhe akuza për pasurinë e tij. Kanë derivuar dhe disa çështje të tjera, që kanë të bëjnë me kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci dhe disa zyrtarë të lartë të tjerë, si Gentian Gjyli, që lidhen me detyra në OSHEE dhe KESH. Fakti që i është bërë me dije zonjës Balluku se po hetohet për tendera, është e paqartë se për çfarë po hetohet. Ajo ka statusin e personit nën hetim.

Fakti që është ftuar në SPAK ditën e hënë, të jetë e shoqëruar nga një avokat, nënkupton se mund t’i komunikohet apo bëhet me dije një akuzë penale. Sipas Lalës, me gjasë mund t’i komunikohet akuza e shkeljes së barazisë në tendera, kryer në bashkëpunim.

FLETETHIRRJA
Në fletëthirrje, Ballukut i bëhet me dije se në momentin e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme duhet të jetë e shoqëruar nga një avokat, çka në raste të tilla lajmëron se mund t’i komunikohet akuzë penale. Kjo nënkupton ndërkohë që me gjasë SPAK do ta ushtrojë ndjekjen penale ndaj numrit dy të mazhorancës pa masë sigurie e në këtë mënyrë prokurorët e posaçëm shmangin edhe kërkesën për autorizim në Kuvendin e Shqipërisë. SPAK është tejet i rezervuar për të dhënë detaje lidhur me çështjen që po e heton zëvendëskryeministren Balluku, pasi ndaj saj ka një sërë kallëzimesh penale, përfshirë edhe atë të tunelit të Llogarasë ku vlera e tenderit që u fitua nga një kompani turke u rrit me mbi 50 mln euro.

Nuk dihet nëse zonja Balluku do t’i përgjigjet fletëthirrjes së SPAK dhe në këtë pozitë të re përballë drejtësisë do të vijojë apo jo të qëndrojë në postet qeveritare apo do zgjedhë të largohet me dorëheqje e ta zhvillojë betejën e saj pa mburojën e Partisë Socialiste. Belinda Balluku e ushtron detyrën e zv/kryeministres që prej korrikut 2022. Ndërsa atë të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, që prej janarit të vitit 2019. Balluku ishte drejtuese politike e qarkut Fier ku ne zgjedhjet e 11 majit fitoi 12 mandate.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BUDAPESTI DËSHTOI/ Erdogan: Turqia është e gatshme të presë takimin Trump-Putin
Previous article SHKELJA E BARAZISË NË TENDERA/ Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT