• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Si u GRABIT supermarketi në Tiranë, tre autorët e MASKUAR u filmuan duke…
Home
Breaking News

DETAJET/ Si u GRABIT supermarketi në Tiranë, tre autorët e MASKUAR u filmuan duke…

19 May, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tre persona të maskuar grabitën kasafortën e një supermarketi në zonën e “Komunës së Parisit”, në Tiranë.

Ngjarja ndodhi dje, në orët e para të mëngjesit, te kryqëzimi i rrugës “Medar Shylla” me rrugën “Prokop Mima”. Burime nga Policia thanë se 3 personat e dyshuar, që ende nuk janë identifikuar, kanë thyer xhamat e supermarketit, duke përdorur mjete të forta.

Më pas janë futur brenda duke marrë kasafortën me para, si dhe disa mallra të ndryshme. Nga verifikimi i kamerave të sigurisë, autorët e maskuar shfaqen duke zhvendosur kasafortën dhe mallrat nga supermarketi në drejtim të një makine që kishin parkuar aty afër. Më pas janë larguar me shpejtësi.

Ngjarja ka ndodhur në vetëm pak minuta. Ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit nr.2, të sinjalizuar nga banorët e zonës që kanë dëgjuar sinjalin e alarmit, që është aktivizuar pas thyerjes së xhamave.

Menjëherë është formuar grupi hetimor dhe kanë nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Ndërsa gjatë paradites së djeshme janë marrë në pyetje pronari dhe menaxheri i supermarketit për të dhënë shpjegime rreth shumës së parave që ndodheshin në kasafortën e grabitur.

Megjithatë, deri tani Policia nuk ka të dhëna se sa ka qenë shuma e parave të grabitura. Përveç kamerave të sigurisë së supermarketit, janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të disa bizneseve pranë vendit të ngjarjes dhe përgjatë rrugëve nga ku mund të jenë larguar autorët pas grabitjes.

Por, deri tani ende nuk ka ndonjë person konkret të dyshuar për ngjarjen. Burimet thanë se janë shoqëruar disa persona si të dyshuar, por pas verifikimeve ata janë lënë të lirë.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Historia që përloti publikun/ “Të premtoj që nuk do të të lë vetëm”, fjalët prekëse të djalit të adoptuar
Previous article Donaruman e do edhe Reali, ja sa kërkon Milani për ta shitur

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT