Detaje të reja dalin në dritë nga ekzekutimi i biznesmenit të njohur Niko Goro. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se biznesmeni është qëlluar me pesë plumba nga një person me kapuç dhe maskë.
Siç raporton gazetari Mehmeti, biznesmeni Goro ka qenë duke lëvizur me bashkëshorten e tij, kur atentatori i është afruar dhe e ka qëlluar disa herë.
Ka qenë një goditje e përqendruar, që tregon se objektiv ka qenë vetëm biznesmeni. Niko Goro ishte një sipërmarrës i njohur në Himarë, pasi kishte një bar-kafe dhe një hotel.