• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 May, 2025
AlpeNews

Tirana, Albania

19 May, 2025
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Si ndodhi vrasja në Tiranë, 49-vjeçari u qëllua me 9 plumba, tentoi të godasë autorin me tavllën e duhanit
Home
Breaking News

DETAJET/ Si ndodhi vrasja në Tiranë, 49-vjeçari u qëllua me 9 plumba, tentoi të godasë autorin me tavllën e duhanit

17 December, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Edmond Papa sapo ishte ulur në lokal kur u qëllua me 9 plumba nga një person i maskuar dhe ende i paidentifikuar. Edhe pse 49 vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës, nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra në trup.

Biznesmeni me origjinë nga Rroskoveci i Fierit, jetonte mes Sarandës dhe Anglisë.

Mesditën e së premtes ai kishte ardhur në Tiranë tek vëllai i tij, që banonte pak metra larg lokalit ku u qëllua për vdekje.
Dëshmitarët okularë i treguan policisë se 49 vjeçari iu kundërpërgjigj autorit, duke e qëlluar me tavllën e duhanit që kishte në tavolinë.

Atentatori i veshur me të zeza mundi të largohej menjëherë prej andej në këmbë përmes disa rrugicave në zonë. Dyshohet se më pas ai mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar me ndonjë mjet.

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie. Edmond Pjetri, shef i komisariatit nr 2 sqaroi se si ndodhi krimi.
Krahas postoblloqeve të ngritura në hyrje-dalje të Tiranës, jashtë lokalit, policia kreu kontroll edhe në mjetin G Class me targa AB 001 GG të viktimës.

Vrasja e Edmond Papës po hetohet në dy pista. Ajo e konflikteve të mundshme për shkak se 49 vjeçari zotëronte disa prona në Ksamil, si dhe hotelin Blu Sky në Sarandë.

Pista e dytë janë konfliktet për drogën. Edmond Papa është dënuar në Greqi për trafik të lëndëve narkotike. Po për të njëjtën vepër penale, dyshohet edhe nga autoritetet në Angli.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIMI HORROR NË 2017/ Zbardhet dëshmia e Gazmir Ngotës: 61-vjeçarin e lidhëm me zinxhir në trungun e një peme dhe i hodhëm benzinë nga koka te këmbët
Previous article E PLOTË/ AMA reagon pas skandalit në Top Channel

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE/ Aksident me vdekje në Tiranë, 15-vjeçari përplas të moshuarin Aktualitet

TRAGJIKE/ Aksident me vdekje në Tiranë, 15-vjeçari përplas të moshuarin

VELIAJ BËN REKURS NË GJYKATËN E LARTË/ Kërkon rrëzimin e masës ‘arrest me burg’ të Apelit të GJKKO-së Aktualitet

VELIAJ BËN REKURS NË GJYKATËN E LARTË/ Kërkon rrëzimin e masës ‘arrest me burg’ të Apelit të GJKKO-së

PËRFUNDON NUMËRIMI NË TIRANË/ Xhaçka dhe Tabaku në Parlament! Gjylameti, Qefalia, Alimehmeti e Majko mbeten jashtë Breaking News

PËRFUNDON NUMËRIMI NË TIRANË/ Xhaçka dhe Tabaku në Parlament! Gjylameti, Qefalia, Alimehmeti e Majko mbeten jashtë

Facebook Comments

DENIS DYRNJANA/ Berisha i promovon, Rama i aplikon primaret Blog

DENIS DYRNJANA/ Berisha i promovon, Rama i aplikon primaret

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve Blog

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh Blog

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT