• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Shkaktoi aksidentin fatal ku humbi jetën kunati i tij, Apeli liron nga qelia italianin
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ Shkaktoi aksidentin fatal ku humbi jetën kunati i tij, Apeli liron nga qelia italianin

22 September, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka liruar nga paraburgimi shtetasin italian Salvatore Di Tella që shkaktoi në mënyrë aksidentale humbjen e jetës të kunatit të tij Nicola Loro.Ngjarja ndodhi më 19 gusht në plazhin e Velipojës teksa dy të rinjtë u përplasën me një Jet Ski duke bërë manovra të rrezikshme në ujë.

Kjo bëri që 19 vjeçari Nicola Loro të humbasë jetën në mënyrë të menjëhershme. Fillimisht Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër dha për italianin Di Tella masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 60 ditor, por Apeli në Tiranë e rrëzoi duke e zëvendësuar me masën “garanci pasurore” dhe “detyrim paraqitje”.

Garancia pasurore e vënë në dispozicion nga 20 vjeçari Salvatore Di Tella që shkaktoi në mënyrë aksidentale vdekjen e kunatit të tij është në një shifër prej 10 milion lekësh të vjetër.

Gjatë kësaj periudhe 60 ditore kanë mbërritur dy aktet e ekspertimit, ai mjeko-ligjor dhe ai teknik i Jet Ski-ve në të cilin ndodheshin viktima dhe personi tjetër.

Di Tella është i dyshuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”. Në sallën e gjyqit italiani Di Tella nuk ka dhënë asnjë deklaratë duke i qëndruar deklarimeve që ka bërë më përpara në polici.

Në policinë vendore të Shkodrës pas ngjarjes Di Tella ka rrëfyer me pak fjalë si ka ndodhur ngjarja.

“Jemi përplasur më përpara se Nicola të binte në det. Disa minuta më pas ka ardhur një dallgë e madhe dhe Nicola ka rënë në ujë dhe aty më pas ka humbur jetën.

Është një fatkeqësi ajo që na ka ndodhur”, mësohet të ketë thënë Di Tella në polici.

Ndërkohë avokati mbrojtës Arbër Rraja kërkoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” me garanci pasurore 10 milion lekë të vjetra ose në alternativë kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” në banesën e personit që i ka ftuar në Shqipëri për ceremoninë martesore atë dhe të fejuarën e tij. Gjykata vendosi ta pranojë kërkesën e avokatit duke liruar nga qelia shtetasin italian Salvatore Di Tella.

Avokati Rraja gjatë mbrojtjes në seancën e masës së sigurisë deklaroi se ajo që ka ndodhur është një fatkeqësi familjare.

Pala mbrojtëse dorëzoi 20 fotografi të viktimës dhe autorit të dyshuar për të vërtetuar miqësinë e tyre të afërt dhe lidhjen familjare që kanë.

Ndërkohë gjatë seancës për masën e sigurisë të pranishëm në sallën e gjyqit ishin edhe përfaqësues nga Ambasada e Italisë në vendin tonë. Të rinjtë kishin ardhur nga Italia për pushime, por e gjitha përfundoi në një tragjedi familjare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHEHEN PUSHUESIT NË VLORË/ Moti i ngrohtë me diell sjell mijëra të huaj në bregdet
Previous article KULTIVOI KANABIS/ Pranga 46-vjeçarit në Shkodër. Mbante armë zjarri pa leje dhe municion luftarak

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve Aktualitet

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

AKSIDENTI TRAGJIK NË POGRADEC/ Viktima një 26-vjeçare nga Maqedonia e Veriut, policia nxjerr detaje Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË POGRADEC/ Viktima një 26-vjeçare nga Maqedonia e Veriut, policia nxjerr detaje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT