• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Sekuestrohen bizhuteri floriri dhe argjendi të fshehura në një autobus në Portin e Durrësit
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ Sekuestrohen bizhuteri floriri dhe argjendi të fshehura në një autobus në Portin e Durrësit

20 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia në Portin e Durrësit ka arritur të zbulojë një sasi të konsiderueshme bizhuterish floriri dhe argjendi të fshehura në një autobus që po hynte në vendin tonë.

Policia ka proceduar penalisht dy drejtuesit e autobusit, ndërsa ka shpallur në kërkim pritësin e kësaj porosie, pasi bizhuteritë dyshohet të jenë përfituara nga veprimtari kriminale.

“Vijon zbatimi i planit operacional të përbashkët të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin dhe Ambasadës së Mbretërisë të Bashkuar në Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.
Konstatohet dhe goditet një rast i tentativës për të futur në Shqipëri, pa deklaruar, sende me vlerë që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Procedohen penalisht 2 drejtues të autobusit ku u gjetën sendet. Ndërkaq, Policia ka identifikuar pritësin e sendeve me vlerë, dhe vijon intensivisht punën për kapjen e tij.

Sekuestrohen një sasi bizhuterish floriri dhe argjendi, 2 celuarë dhe 2 pasaporta. Në bazë të analizës së riskut dhe si rezultat i përdorimit të metodave bashkëkohore të kontrollit, që po kryhen në zbatim të planit operacional të përbashkët të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin dhe Ambasadës së Mbretërisë të Bashkuar në Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës goditën në hyrje të Republikës së Shqipërisë, një rast të tentativës për të futur në Shqipëri, pa deklaruar, sende me vlerë.

Nga kontrollet në vijë të dytë, në autobusin që kishte drejtues të parë dhe të dytë, përkatësisht shtetasit E. N., 34 vjeç dhe F. R., 37 vjeç, u gjet një sasi bizhuterish floriri dhe argjendi, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për të dy këta shtetas, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Në vijim, si rezultat i hetimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi M. T., 59 vjeç, i cili dyshohet se do të priste bizhuteritë në Shqipëri. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Ja momenti kur polici i kufirit qëllon me armë ndaj 45-vjeçarit në Tiranë
Previous article "FILLIMISHT U KONFLIKTUAN ME SENDE TË FORTA..."/ Zbardhet dëshmia e kamarierit për vrasjen e dyfishtë në Velipojë

s.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT