• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
DETAJET/ Propozimi i ri i qeverisë për profesionistët e vetëpunësuar, ja si do të aplikohet taksimi progresiv
Home
Ekonomi

DETAJET/ Propozimi i ri i qeverisë për profesionistët e vetëpunësuar, ja si do të aplikohet taksimi progresiv

17 May, 2022 s.autor Ekonomi

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nisur hartimin e ndryshimeve në ligjin për tatimin mbi të ardhurat që parashikon funksionimin e një sistemi të ri taksimi për të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime.

Drejtori i përgjithshëm i politikave fiskale, Niko Lera tha për “Monitor” se të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime, (që nuk shesin mallra, por ofrojnë shërbime) pasi t’u zbriten të gjitha shpenzimet dhe pasi t’u njihen të gjitha lehtësitë fiskale në fuqi do të trajtohen me normë tatimi si të punësuarit.

Lera nënvizoi se ndryshimet synojnë adresimin e deformimeve që kanë lindur nga shmangia e detyrimeve tatimore, ku të punësuar që trajtohen me taksë progresive nga 13 deri në 23% kanë dalë nga listëpagesat, duke u regjistruar si të vetëpunësuar.

“Sistemi i ri parashikon që të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime, profesionet e lira, do të trajtohen njëlloj si të punësuarit me pagë. Nga të ardhurat e tyre do të zbritet çdo shpenzim që ata realizojnë, do të dalë fitimi neto, nga fitimi neto do t’i zbriten edhe përfitimet që ka individi i punësuar, si taksim zero për pagat deri në 40,000 lekë. Fitimi neto pas çdo zbritje që do t’i bëhet do të taksohet, siç taksohet çdo i punësuar. Pra norma e tatimit për këtë kategori do të jetë 0% për të ardhurat deri në 40,000 lekë, 13% nëse të ardhurat mujore janë deri në 150,000 lekë dhe 23% për shtesën e tyre”, veçon Lera.

Drejtori i përgjithshëm i politikave fiskale tha se në grupin e parë të ligjit për tatimin mbi të ardhurat që janë të punësuarit taksimi nuk ndryshon, te grupi i dytë për të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime njëlloj si i punësuar do të trajtohen bashkë, grupi tjetër janë individët tregtare që do të vazhdojnë me taksë zero, grupi i katër janë ata individë që investojnë në bono thesari apo obligacione do të vazhdojnë të trajtohen në të njëjtën mënyrë, pra nuk ka ndryshime.

“Për individët tregtarë si të vetëpunësuar që kanë një bar-bufe, kafe, restorant të vogël apo market do të vazhdojnë ta gëzojnë taksën zero deri në 2029, pasi këto struktura nuk janë domethënëse për sistemin tatimor dhe janë burim punësimi”, veçon ai.

Nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikohet t’i propozohet FMN për t’u përjashtuar nga taksimi i ri një listë me profesione, si: berberi, estetiste manikyri, parukiere, murator, elektricist, hidrauliku, që ofrojnë shërbime, por që në fakt janë biznese të hapura për publikun.

Drafti i ri do të përfshijë edhe konceptin e taksimit për dhuratat në të holla dhe të trashëgimisë në të holla me normë 15%.

Nga taksimi do të përjashtohen dhurimet dhe trashëgimitë brenda familjes. Ndërsa të ardhurat nga lojërat e fatit që aktualisht taksohen me 15% do të vazhdojnë të taksohen me të njëjtën normë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË/ Përplasen 3 makina në Tiranë (FOTO)
Previous article U SHFAQËN KRAH NJËRI-TJETRIT/ Si reagon Donaldi kur e pyesin për Borën (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT