• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Pranimet e reja në Akademinë e Sigurisë, zv.ministrja: 100 kuota të lira këtë vit
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ Pranimet e reja në Akademinë e Sigurisë, zv.ministrja: 100 kuota të lira këtë vit

14 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko ka dhënë detaje këtë të Hënë përmes një deklarate sa i takon pranimeve të reja në Akademinë e Sigurisë. Kuko deklaroi se janë 100 kuota të lira në rang vendi këtë vit.

“Këta 100 të rinj që do të pranohen në radhët e Akademisë së Sigurisë, janë pjesë e grupit që ne i kemi quajtur “të ekselencës”, pasi ata duhet të plotësojnë disa kritere dhe vijnë nga degët: jurisprudencë, ekonomi ose IT”, deklaroi Kuko.

“Aplikimet bëhen pranë drejtorive vendore të policisë ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm. Kuotat e pranimit të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike janë të ndara sipas nevojave të drejtorisë së policisë në nivel vendor. 17 kuota në Korçë, 5 kuota në qarkun Berat, 8 kuota në qarkun Fier, 13 kuota në qarkun Vlorë, 16 kuota në qarkun Gjirokastër, 13 kuota në qarkun Shkodër, 16 kuota në qarkun Kukës dhe 12 kuota në qarkun Dibër. Pas përfundimit të konkurrimit renditja e aplikantëve fitues sipas rezultateve të arritura do të bëhet në nivel qarku në bazë të kuotave të shpallura”, shtoi ajo.

Zv.ministrja theksoi po ashtu se mesatarja e pranimit në Akademinë e Sigurisë duhet të jetë nota 8 e lart në të dy ciklet e studimit, bachelor dhe master.

Edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla e ka shpërndarë këtë komunikim zyrtar në rrjetin  tij social Facebook ku shkruan: Sfida për të rinuar Policinë e Shtetit është e hapur.

Aplikimet në Akademinë e Rendit kanë nisur me datë 10 Gusht. Kritere të tjera shtesë për aplikantët është që të jenë jo më shumë se 30 vjeç; të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe 160 cm për femrat; të zotërojnë gjuhën e huaj angleze.

Afati i fundit i aplikimeve është më datë 30 Gusht 2023. Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm bëhet pranë drejtorive vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm. Pjesë e dosjes veç formularit të aplikimit, janë diplomat e ciklit Bachelor dhe Master, përfshirë dhe listat e notave të të dyja cikleve të noterizuara, fotokopje të kartës së identitetit; Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOLLË SHERRI" NJË VAJZË/ DETAJE nga plagosja e 2 vëllezërve, autori pak ditë që kishte ardhur nga Italia
Previous article E RËNDË/ Aksident në minierë, plagosen tre persona në Bulqizë

s.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT