• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DETAJET/ Po dërgohej në spital, si u arratis i dënuari nga furgoni i policisë gjatë transportit! I mori armën shoferit dhe e plagosi
Home
Rajon

DETAJET/ Po dërgohej në spital, si u arratis i dënuari nga furgoni i policisë gjatë transportit! I mori armën shoferit dhe e plagosi

13 January, 2023 s.autor Rajon

Një i dënuar është arratisur në Maqedoninë e Veriut gjatë transportit për në spital nga efektivë të policisë.

I arrestuari me iniciale B. M., i ka marrë armën e shërbimit shoferit të furgonit të policisë së burgjeve dhe ka qëlluar, duke e plagosur.

Më pas është arratisur me një automjet tip Audi. Ndërsa polici i plagosur me iniciale I.H., është dërguar në spital.

“Punonjësit e policisë së burgjeve të cilët ndodheshin në një furgon “Ford Transit” të policisë së burgjeve kanë kërkuar ndihmë nga policët e SPB Shkup, pasi, sipas raportimit të tyre, gjatë shoqërimit të të dënuarit B.M. , nga INP “Idrizovë” në Qendrën Urgjente “Nënë Tereza”, në autostradë, i dënuari ia ka marrë armën shoferit I.H. (punonjës i policisë së burgjeve), ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur I.H.. Më pas i dënuari është arratisur me një automjet pasagjerësh Audi.

Punonjësi i plagosur i policisë së burgjeve është dërguar në Qendrën Emergjente për ndihmë mjekësore.

Po merren masa për zbardhjen e rastit”, tha nga MPB, raporton Alsat.

Si ndodhi arratisja

Gjatë shoqërimit të të arratisurit nga burgu i sigurisë së lartë në spital, disa persona të armatosur i kanë bërë pritë furgonit të policisë.

Aksioni i arratisjes ishte planifikuar. Këtë e tregon edhe fakti se personat e armatosur e dinin saktësisht se kur do të dërgohej i burgosuri në spital, e njihnin mjetin dhe dyshohet se kishin të dhëna shtesë se sa ishte numri i policëve që do të transportonin të burgosurin, si edhe intinerarin e lëvizjes.

I burgosuri raportohet se i ka shkaktuar vetes një plagë dhe ka kërkuar mjekim.

I arratisuri nga Burgu i Idrizovës, sipas Alsat, është Bekim Memeti nga Tetova, i dënuar me 40 vjet heqje lirie, për vrasje, 6 vjet më parë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I FRIKSHËM PRANË BURGUT TË FIERIT/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal
Previous article E RËNDË/ Po i vinte zjarrin shtëpisë, gruaja digjet vetë mes flakëve

s.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde Rajon

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT