Policia ka rrethuar fabrikën ku ka ndodhur shpërthimi, ndërsa ambulancat kanë dërguar në spital të plagosurit. Në vendin e ngjarjes ndodhet dhe vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Vinçi në magazinë ra në kontakt me tensionin e lartë.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku pati një shpërthim të rëndë në magazinën në pronësi të deputetit Bujar Çela i cili po ashtu ka mbetur i plagosur.
Shkak për shpërthimin mund të jetë bërë rënia në kontakt e vinçit me rrjetin e tensionit të lartë.


