Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme. Dyshohet se një burrë e ka goditur me thikë një grua, e cila ka dalë nga banesa ka zbritur poshtë ka kërkuar ndihmë.
Ndërsa burri dyshohet se është hedhur nga kati i 8 dhe ka ndërruar jetë në vend.
Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Pjetër Budi, pranë Gjykatës së Tiranës, te ish-Ekspozita.


