• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET NGA NGJARJA MAKABRE NË ATHINË/ 45-vjeçarja shqiptare po vizitonte të bijën, partneri e vrau dhe më pas i dha fund jetës
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET NGA NGJARJA MAKABRE NË ATHINË/ 45-vjeçarja shqiptare po vizitonte të bijën, partneri e vrau dhe më pas i dha fund jetës

23 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Hetimet e policisë greke kanë hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e së dielës në Nea Smyrni të Athinës, ku një grua 45-vjeçare shqiptare dhe një burrë u gjetën të vdekur në hyrjen e një pallati. Të dhënat e reja kanë ndryshuar edhe pistën fillestare të hetimit, pasi autoritetet dyshojnë se burri vrau gruan dhe më pas i dha fund jetës.

Pamjet e kamerave të sigurisë së pallatit kanë rezultuar vendimtare për rindërtimin e asaj që ndodhi. Sipas hetuesve, burri kishte mbërritur më herët në zonë dhe kishte pritur 45-vjeçaren pranë hyrjes së ndërtesës. Në momentin që ajo është shfaqur, ai e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar plagë fatale.

Vetëm pak çaste më vonë, burri dyshohet se ka përdorur të njëjtën armë për të qëlluar veten. Nga të dhënat e mbledhura rezulton se gjatë episodit janë dëgjuar dy të shtëna. Arma u gjet pranë trupave, duke u sekuestruar më pas nga policia për ekzaminime të mëtejshme.

Hetuesit po e trajtojnë ngjarjen si një krim të lidhur me marrëdhënien personale mes dy viktimave. Ata ishin me origjinë shqiptare, të moshës rreth 35-45 vjeç dhe nuk rezultonin të martuar me njëri-tjetrin.

Një tjetër element i zbuluar gjatë hetimeve lidhet me arsyen pse 45-vjeçarja ndodhej në atë pallat. Ajo nuk ishte banore e ndërtesës, por kishte shkuar atje për të takuar vajzën e saj, e cila jetonte në pallat.

Departamenti i Vrasjeve po vijon hetimet për të krijuar një panoramë të plotë të marrëdhënies mes tyre dhe për të përcaktuar rrethanat që çuan në ngjarjen tragjike. Ekspertizat balistike, provat e mbledhura në vendngjarje dhe rezultatet mjeko-ligjore pritet të plotësojnë dinamikën e krimit dhe motivin që qëndron pas tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg
Previous article TRONDITET GREQIA/ Gjenden të ekzekutuar me armë zjarri burri dhe gruaja nga Shqipëria, trupat u gjetën në…

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren Aktualitet

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

THELLOHET TRAGJEDIA/ Aksidenti me 3 të vdekur në Manzë, humb jetën edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi Aktualitet

THELLOHET TRAGJEDIA/ Aksidenti me 3 të vdekur në Manzë, humb jetën edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg Aktualitet

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT