• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Nga ekzekutimi i Brilant Martinaj deri te ky i Shpati Lenës: PSE atentatet e “rëndësishme” kryhen në rrugë nacionale!
Home
Breaking News

DETAJET/ Nga ekzekutimi i Brilant Martinaj deri te ky i Shpati Lenës: PSE atentatet e “rëndësishme” kryhen në rrugë nacionale!

18 August, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shqipëria u gjend sërish nën krismat e kallashnikovit këtë të enjte, ku dy persona u ekzekutuan në aksin Fier-Vlorë. Sërish e njëjta histori si në të gjitha ekzekutimet e tjera, të vrarë, makinë e djegur dhe asnjë autor i identifikuar.

Ekzekutimi i Shpëtim Lenës dhe Haki Xhezos, duket sikur është bërë nga e njëjta “dorë” ose më saktë është përdorur e njëjta skemë, përgjim, ndjekje dhe në fund goditja.

I njëjtë si ekzekutimi i sotëm ishte dhe ai i 17 Korrikut në Fushë-Krujë ku u ekzekutuan ndërsa ecnin me makinë në rrugë tre të rinjtë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Po ashtu edhe prita që ju bë të “famshmit” Nuredin Dumani në Papër të Elbasanit, ishte sërish në rrugë, por ky i fundit arriti tu mbijetojë plagëve të marra dhe sot ëhstë një “pentito” i drejtësisë.

Po pse vrasjet ndodhin në shumicën e rasteve në rrugët nacionale?

Mesa duket autorët i planifikojnë mirë dhe me saktësi të gjitha veprimet e tyre. Arsyeja pse ata zgjedhin në shumicën e rasteve që ekzekutimet t’i bëjnë në rrugë nacionale, është se aty nuk ka kamera vëzhgimi, nuk ka prani të policisë, si dhe kanë me dhjetëra mundësi arratisjeje nëpër rrugët dytësore.

Ajo që na kanë mësuar historitë e ekzekutimeve përfshirë edhe këtë të fundit është vetëm një gjë, që ekzekutorët përdorin gjithnjë dy rrugë, e para është itinerari që bën viktima e tyre, dhe e dyta rruga ku ata i presin bashkëpunëtorët, vendi ku bëhet dhe ndërrimi i mjetit, pasi makina që u përdor për kryerjen e vrasjes digjet, dhe mjeti tjetër që është ai i arratisjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA VRASJA PER KALIN TE PAZARET E…/ Pistat ku po hetohet pas atentatit me dy viktima në Vlorë
Previous article DYSHOHET SE KA KRYER VRASJE/ Një prej viktimave në Vlorë me dy akuza të rënda, si e liroi gjyqtarja Arbana Selmanaj nga burgu

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E 14-VJEÇARIT MARTIN CANI/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin e mitur Aktualitet

VRASJA E 14-VJEÇARIT MARTIN CANI/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin e mitur

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër resortit në Zvërnec Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër resortit në Zvërnec

E DËNUAR PËR TRAFIK DROGE/ Erisa Fero përfiton nga amnistia penale Aktualitet

E DËNUAR PËR TRAFIK DROGE/ Erisa Fero përfiton nga amnistia penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT