Mirdita u trondit mëngjesin e kësaj të enjteje nga një ngjarje e rëndë, ku pre e një atentati të mirëorganizuar ra Viktor Bardhi.
Pamjet që shihni i përkasin momenteve të para kur efektivët e Policisë së Mirditës u njoftuan nga banorët e zonës, të cilët gjetën brenda automjetit trupin e pajetë të Bardhit.
Ndaj automjetit me të cilin po qarkullonte Viktor Bardhi policia ka evidentuar më shumë se 8 plumba në xhamin e parmë, çka tregon për vendosjen e tij në shënjestër të autorit apo autorëve.
Menjëherë pas ekzekutimit, ata u larguan nga vendi i ngjarjes në Ndërfushas dhe automjeti i tyre u gjet në fshatin Munaz Rubik, i djegur tërësisht.
Viktor Bardhi është vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në një atentat të bujshëm në Rrëshen në shtator të vitit 2023 ndërsa në vitin 2025 atij iu vra nipi, Kristjan Bardhit njohur edhe me mbiemrin Marku në Vlorë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, ndërsa janë ngritur kontrolle dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


