• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET NGA ANGLIA/ Arrestohet “Fania i Beratit” ish ushtari i Talo Çelës, ishte lënë i lirë me kusht
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET NGA ANGLIA/ Arrestohet “Fania i Beratit” ish ushtari i Talo Çelës, ishte lënë i lirë me kusht

8 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

I kërkuari drejtësisë shqiptare Irfan Azizi në proces ekstradimi ka thyer lirinë me kusht dhe është arrestuar në Angli.

Sipas një dokumenti të  gjykatës të ekstradimeve Westminster Magistrate Court parë nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, më 26/04/2026 në zonën Somerset, Irfan Azizi është arrestuar prej një oficeri policie pasi u konstatua se kishte thyer lirinë me kusht dhënë nga gjykata duke mos u paraqitur për të firmosur në stacionin e policisë Taunton çdo të Martë e të Enjte.

Disa javë më parë siç raportonte Daily Mail Online, personazhi i njohur i botës së krimit në Berat, i njohur si “Fania”, tentoi  të bllokojë ekstradimin nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, duke pretenduar se jeta e tij është në rrezik nga një atentat i dytë i mundshëm i organizuar nga Talo Çela.

Irfan Azizi, i cili u paraqit në gjykatë, ku kundërshtoi ekstradimin, duke deklaruar se nëse kthehet në Shqipëri do të vritet.

Sipas dëshmisë së tij, në vitin 2020 ai i shpëtoi për pak një atentati, ku u qëllua rreth 30 herë me armë automatike. “Një plumb më shkatërroi dorën në 13 vende”, deklaroi ai para gjykatës britanike.

Azizi ngriti pretendimin se grupi kriminal që organizoi sulmin ka lidhje të forta dhe është i aftë të kryejë vrasje edhe për figura të larta, ndërsa shton se nuk ka marrë asnjë paralajmërim sepse “ata nuk paralajmërojnë, por veprojnë”.

Autoritetet shqiptare e kërkojnë për të vuajtur një dënim me një vit burg, ndërsa pasi kur ishte në paraburgim u zbulua se përdorte një telefon celular.

Gjatë seancës, ai bëri edhe deklarata të forta, duke pranuar se kishte paguar për të mbyllur çështje gjyqësore në Shqipëri, ndërsa këmbënguli se nuk dëshiron të kthehet për shkak të rrezikut për jetën e tij dhe familjes.

Nga ana tjetër, prokuroria britanike vuri në dyshim pretendimet e tij, duke theksuar se gjatë pesë viteve në Angli nuk ka pasur asnjë kërcënim konkret ndaj tij apo familjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRANSMETIMI LIVE I SEANCËS/ Rrëzohet kërkesa e Veliajt! Gjykata urdhëron fikjen e kamerave
Previous article PADIA NDAJ DADOS/ Veliaj kërkon seance publike: Në interesin tim që çdo gjë të jetë transparente! Mbrojtja e Dados dhe KLP kundër

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’ Aktualitet

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’

I FSHEHUR PREJ 10 VITESH NË STAN/ Zbulohet si jetonte Violand Braçellari! Familja përfitoi fonde nga AZHBR për bagëtitë Aktualitet

I FSHEHUR PREJ 10 VITESH NË STAN/ Zbulohet si jetonte Violand Braçellari! Familja përfitoi fonde nga AZHBR për bagëtitë

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT